Vazhdojnë pushimet nga puna në Twitter. Elon Musk kërkon reduktimin e kostove - Business Magazine Albania

Vazhdojnë pushimet nga puna në Twitter. Elon Musk kërkon reduktimin e kostove

Kompania e rrjeteve sociale, Twitter, nën pronësi të Elon Muskut, ka pushuar nga puna të paktën 50 punonjës të shtunën, sipas Reuters. Ky është raundi i tetë i reduktimeve të vendeve të punës në këtë kompani që kur Musku ka marrë përsipër rrjetin social në fund të tetorit.

Shkurtimet e vendeve të punës ndikuan në ekipe të shumta inxhinierie, duke përfshirë ato që mbështesin teknologjinë e reklamave, aplikacionin kryesor të Twitterit, si dhe infrastrukturën teknike për të mbajtur sistemet në funksion.

Në fillim të nëntorit, kompania pushoi nga puna rreth 3,700 punonjës në një masë të uljes së kostove nga Musku, i cili bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë.

Sipas burimeve, shkurtimet e fundit të vendeve të punës synojnë të kompensojnë një rënie të të ardhurave pas marrjes së Muskut dhe të pakësojnë më tej një staf që ishte zvogëluar me të paktën 70 për qind në afërsisht 2,000.

Musku në nëntor ka thënë se shërbimi po përjetonte një rënie masive të të ardhurave pasi reklamuesit tërhoqën shpenzimet mes shqetësimeve për moderimin e përmbajtjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0