Vala sjell oferten verore! Vetem 8.99 euro per dy jave pushime ne bregdetin shqiptar - Business Magazine Albania

Vala sjell oferten verore! Vetem 8.99 euro per dy jave pushime ne bregdetin shqiptar


Operatori mobil Kosovar ne pronesi te Telekomit vendas, Vala, diten e sotme shenoi edhe startin e nje muaji te “nxehte” per tregun e telekomunikacionit ne Kosove. Si duket Vala po shtyn konkurrentet drejt limiteve me lançimin e produkteve te reja dhe implementimin e teknologjive te reja. Viti 2015 duket te jete mjaft intensive sidomos me emerimin ne krye te kesaj kompanie te Agron Mustafes.

Risia me e fundit e ketij operatori jane dy oferta te reja per abonetet qe destinacion te tyre kete vit kane bregdetin shqiptar. Per kujtese, Vala dhe Eagle Mobile nenshkruan me pare nje memorandum mirekuptimin duke rrezuar barrierat roaming mes dy shteve dhe specifikisht mes dy operatoreve. Jane pikerisht dy ofertat e reja qe perfitojne nga kjo marreveshje dhe behet fjale per pakot Vera1 dhe Vera2.

Oferta Vera1 ka nje afat kohor perdorimi prej 15 ditesh dhe me nje kosto prej 8.99 Euro permban 60 minuta bisede, sms pa limit dhe internet 4GB.

Oferta Vera 2 permban gjysmen e asaj qe ofron Vera 1, çka do te thote se abonetet do te kenie 30 minuta bisede per te konsumuar, 2 GB internet dhe sms pa limit. Ndersa ata qe nuk kane zgjedhur per te blere asnje nga keto pako do te tarifohen 10 cent per minute.

“Kemi arritur qe te ofrojme nje produkt sa me te mire veror per pushuesit dhe me nje çmim shume te pranueshem per ata qe shkojne te pushojne. Po hedhim ne treg pako, te cilat vetem nje vit me pare do te kushtonin dhjetera here me shtrenjte apo qe nuk kane ekzistuar fare. Ne kushte normale 60 minuta bisede do te kushtonin se paku 48 euro”, tha shefi ekzekutiv i PTK-se, Agron Mustafa.

Siç e vume ne dukje edhe me lart, kjo nuk eshte hera e pare qe operatori Vala sjell risi ne tregun Kosovar. Ishte vete shefi ekzekutiv qe gjate dites se sotme ne nje fare menyre konfirmoi se Vala do te vazhdoje me tej me te reja duke thene se po punonin per te nenshkruar marreveshje te tilla edhe operatoret e shteteve te tjera fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi.

Duam te veme theksin tek limiti i internetit qe po ofron Vala i cili eshte i kenaqshem. Nje nivel qe tani po matet edhe me tregun shqiptar te telekomunikacionit qe ka vite qe po ofrohet internet 3G. Vala po ben revolucionin ne ofrimin e sherbimeve mobile sa me cilesore siç eshte 3G dhe 4G. E nese po pyesni si, u kujtojme deri para nje viti qe pakoja me e mire kishte limit prej 500 MB ndersa sot 4GB.

(PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0