Vaji i ullirit kërkohet jashtë, Shqipëria zgjeron eksportin dhe fitimet - Business Magazine Albania

Vaji i ullirit kërkohet jashtë, Shqipëria zgjeron eksportin dhe fitimet

Vaji i ullirit kërkohet jashtë, Shqipëria zgjeron eksportin dhe fitimet

Vaji i ullirit i prodhuar në vendin tonë është blerë në sasi rekord nga shtetet e huaj. Të dhënat tregojnë se eksportet janë rritur me 52 herë në raport me vitin e kaluar.

Shqipëria pati mbiprodhim të vajit të ullirit, vitin e kaluar dhe kërkesat për blerje u rritën nga vende si Spanja e Italia, të cilat nuk kishin një rendiment të ngjashëm.

Tregu i shitjes së tij jashtë vendit rezulton të jetë rritur përtej pritshmërive, me 4100 tonë, nga 80 tonë që ka qenë mesatarja e eksportimit ndër vite.

Edhe të ardhurat e fitimet kanë qenë pozitive, pasi vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, dhe ditët e fundit, çmimi ka arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë. Të dhënat e drejtorisë së Zhvillimit Rural për vitin 2022 flasin për prodhim të 150 mijë tonë ullinj, ose 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arriti deri në 30 mijë ton. Fermerët thonë se këtë vit, prodhimi do të reduktohet, për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike.

Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj, ose 10 mijë tonë më pak se vjet.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0