Vaj ulliri ‘Made in Albania’: Tashmë një mundësi më shumë përmes Udhëzuesit për Prodhuesit e Vajit të Ullirit - Business Magazine Albania

Vaj ulliri ‘Made in Albania’: Tashmë një mundësi më shumë përmes Udhëzuesit për Prodhuesit e Vajit të Ullirit

Mbështetje e re për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë të vajit të ullirit

Një lajm i jashtëzakonshëm për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë të vajit të ullirit ka ardhur nga Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Këta institucione kanë publikuar një udhëzues të ri gjithëpërfshirës që synon t’i ndihmojë prodhuesit vendas të kapin tregjet ndërkombëtare me vlera të larta, duke e shndërruar vajin e ullirit “Made in Albania” në një produkt të kërkuar në tregjet premium. Nisma është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, përmes projektit RisiAlbania, zbatuar nga Helvetas.

Ky udhëzues përmban praktikat më të mira për prodhimin dhe eksportimin e vajit të ullirit, duke u fokusuar në standardet e cilësisë që kërkohen nga tregjet ndërkombëtare. Ai synon të ndihmojë prodhuesit vendas të përmbushin këto standarde, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e vajit të ullirit shqiptar në tregjet e huaja.

Një udhëzues që iu flet biznesve dhe prodhuesëve:

Udhëzuesi është një burim i vlefshëm për të gjithë ata që merren me prodhimin dhe eksportin e vajit të ullirit. Ai mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë:

Standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore: Ky seksion i udhëzuesit thekson rëndësinë e ndjekjes së standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat janë të detyrueshme për të hyrë në tregjet ndërkombëtare. Ai përmban gjithashtu informacion mbi certifikatat e nevojshme për eksportin e vajit të ullirit.

Praktikat më të mira në prodhim: Këtu, prodhuesit mund të gjejnë udhëzime për të përmirësuar cilësinë e vajit të ullirit përmes metodave të prodhimit të qëndrueshme dhe inovative.

Strategjitë e marketingut dhe eksportit: Për të hyrë me sukses në tregjet e huaja, udhëzuesi ofron strategji për pozicionimin e vajit të ullirit shqiptar si një produkt premium, duke shfrytëzuar avantazhet konkurruese të prodhimit shqiptar.

Rregullat dhe procedurat doganore: Ky seksion përmban informacion të detajuar mbi rregullat dhe procedurat doganore që prodhuesit duhet të ndjekin për të eksportuar vajin e ullirit në tregjet ndërkombëtare.

Një hap i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe punësimin e të rinjve shqiptar në agrobiznes:

Publikimi i këtij udhëzuesi është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së eksportit të vajit të ullirit shqiptar dhe fuqizimit të pozicionit të tij në tregjet globale. Duke ndihmuar prodhuesit të përmbushin standardet e larta të cilësisë dhe të implementojnë strategji efektive të marketingut, ky udhëzues kontribuon në promovimin e produkteve të cilësisë së lartë, të prodhuara në Shqipëri, në tregje me vlerë të lartë. Prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë të interesuar për të eksploruar mundësitë e reja të tregjeve mund të lexojnë udhëzuesin e plotë përmes këtij linku: Udhëzuesi për prodhimin dhe eksportin e vajit të ullirit.

Rritje ekonomike përmes eksportit në tregje me vlerë të lartë, siç është tregu evropian sjell më shumë mundësi punësimi për të rinjtë që aspirojnë një karrierë në agrobiznes. Rritja e eksporteve, standardizimi i proceseve etj, do të krijojë mundësinë për pozicione punë tërheqëse, si menaxher marketingu apo menaxher eksporti, ndryshe nga perceptimi i gabuar tradicional për punën në sektor.

Ky është një moment kyç për industrinë shqiptare të vajit të ullirit, e cila ka potencialin të bëhet një simbol i cilësisë në tregjet ndërkombëtare. Me mbështetjen e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe me zbatimin e udhëzimeve të reja, prodhuesit shqiptarë kanë çdo mundësi për të qenë të suksesshëm në këtë sektor konkurrues.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0