Ushtria dhe policia nga nesër në terren për verifikime

Ushtria dhe policia nga nesër në terren për verifikime


 Policia e shtetit dhe ushtria duke filluar që nga dita e nesërme do të dalin në terren për të ushtruar kontrolle dhe për të verifikuar të gjithë ata persona që po shkelin rregullat duke mos u vetëizoluar, pasi janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga virusi Corona. “Të gjithë ata që shkelin këtë rregull do të gjobiten 5 mijë euro dhe nuk do të lejohen të kthehen në vendet ku jetojnë pa paguar gjobën”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama u bën thirrje të gjithëve atyre që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo nga zonat e tjera të prekura të vetëkarantinohen. Sot policia e shtetit dhe policia ushtarake do të organizohen për të dalë në rrugë dhe për të zhvilluar kontrolle ndaj automjeteve që mund të jenë kthyer gjatë 14 ditëve të fundit nga vendet e prekura me virusin Corona.

Lexoni: Ndihma financiare për bizneset e prekura nga Coronavirus është në rrugë e sipër në SH.B.A

“Nga nesër kush kapet në rrugë duke shkelur rregullat, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet nëse nuk e shlyen gjobën. Në kushte normale masa të tilla do të ishin të palogjikshme, por situata nuk është normale. Jemi në luftë me një armik të padukshëm, me virusin Corona”, u shpreh kryeministri.

“Nuk është e lehtë të kufizosh lirinë. Do të kryhen postblloqe por s’kemi rrugë tjetër. Faleminderit të gjithë atyre që mbyllën diskot, klubet e natës dhe palestrat. Kjo quhet qytetari dhe solidaritet njerëzor. Do t’a kalojmë këtë situatë siç kaluam situatën e tërmetit. Coronavirus po na paralajmëron, ndryshe nga tërmeti, i cili na mori 51 jetë pa na dhënë asnjë mundësi për të marrë masa”, tha Rama.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0