Universiteti nis t’i përgjigjet tregut të punës. Rriten regjistrimet në IT - Business Magazine Albania

Universiteti nis t’i përgjigjet tregut të punës. Rriten regjistrimet në IT


Orientimi i tregut të punës drejt fushës së teknologjisë, po reflektohet tashmë edhe tek prirja e arsimimit në këto fusha. Studimet në fushat e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit kanë marrë më shumë vëmendjen e prindërve dhe të rinjve shqiptarë. Krahas regjistrimeve në rritje të arsimit të mesëm, edhe numri i studentëve në universitet në këto degë është në rritje.

Në pesë vitet e fundit, sipas Institutit të Statistikave, ka një zhvendosje të dukshme të studentëve drejt këtyre degëve. Më saktë, numri i studentëve është ulur në degë si Juridiku, madje edhe Ekonomiku dhe po rritet në degët e IT dhe TIK.

Sipas INSTAT, në pesë vite numri i studentëve në ekonomi dhe juridik është 20% më i ulët, duke rënë në 2018-ën me 8600 krahasuar me vitin 2014. Në të njëjtën periudhë, degët e inxhinierisë pësuan një rritje të regjistrimeve me rreth 7% dhe ato të TIK-ut gati 5%.

Por, megjithë tendencën pozitive në përgjigje të tregut të punës, ndryshimi është gati i vonuar dhe me një sjellje të zbehtë ndaj kësaj kërkese. Kërkesa e lartë për ekspertë në fushën e IT, brenda dhe jashtë vendit, nuk ka penguar rreth 25% të studentëve të studiojnë biznes e drejtësi.

Nevojë për një përgjigje pozitive nga universiteti kanë fushat e teknologjisë së informacionit, turizmit dhe bujqësisë. fusha me interes dhe potencial për zhvillim. Ndërkohë, të dhënat e INSTAT tregojnë se regjistrimet në Universitetin Bujqësor kanë rënë me rreth 50%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0