Universiteti Metropolitan lançon RoboTech 2025 ! - Business Magazine Albania

Universiteti Metropolitan lançon RoboTech 2025 !

Universiteti Metropolitan lançon RoboTech 2025 !

Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), hapi zyrtarisht edicionin e dytë të Kompeticionit RoboTech – një platformë që u mundëson të rinjve të eksplorojnë potencialin e tyre në robotikë dhe inteligjencë artificiale.
Një event inspirues me liderë dhe ekspertë të teknologjisë
Ceremonia e hapjes, e mbajtur në COD, mblodhi së bashku aktorë të rëndësishëm nga fusha e inovacionit, arsimit, media dhe institucioneve publike.

Drejtoresha e COD, Znj. Jetona Koçibelli,  Drejtuesi i AKR, Z. Geron Ibrahim,  Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri, Presidenti i UMT Ing. Arjan Çukaj.

Lexo edhe: DAIT, një ngjitje malesh, por këtë herë në të dhëna dhe inteligjencë artificiale

Çfarë sjell RoboTech 2025?

Dr. Elton Domnori dhe PhD(c) Evis Plaku prezantuan objektivat dhe strukturën e kompeticionit, duke ndarë me të pranishmit:

  • Fazat dhe rregullat kryesore të garës
  • 
Sfidat teknologjike me të cilat do të përballen pjesëmarrësit
  • Mundësitë që ofron kjo platformë për studentët e apasionuar pas teknologjisë

Aplikimet për edicionin e këtij viti të konkursit RoboTech janë mbyllur me një pjesëmarrje rekord. Mbi 70 grupe nga gjimnazet e ndryshme të Shqipërisë kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, duke përfshirë më shumë se 250 maturantë të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit. Ky interes i madh tregon se të rinjtë shqiptarë janë të etur për të eksploruar potencialin e tyre në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale. Megjithatë, vetëm 30 grupe do të jenë pjesë e këtij edicioni, dhe grupi i profesorëve të Universitetit Metropolitan Tirana po bën përzgjedhjet finale për ekipet pjesëmarrëse, të cilat do të lancohen në ditët në vijim.

Nga Shkurti deri në Prill, ekipet do të marrin trajnime dhe mbështetje nga ekspertë të fushës. Ata do të zhvillojnë prototipe duke përdorur teknologjinë e robotikës dhe inteligjencës artificiale për të adresuar sfidat mjedisore. Ekipet do të kenë akses në burime dhe mjete të nevojshme, ndërsa mentorët dhe pedagogët do t’i udhëzojnë gjatë gjithë procesit. Ky proces do të jetë një përvojë unike mësimore, ku të rinjtë do të përballen me sfida reale dhe do të duhet të gjejnë zgjidhje inovative për to. Në muajin Prill, ekipet do të paraqesin projektet e tyre të përfunduara në një event kombëtar. Juria do të vlerësojë punën e tyre bazuar në inovacion, ndikimin mjedisor, ekzekutimin teknik dhe bashkëpunimin në grup. Fituesit do të shpallen në kategori të ndryshme si “Inovacioni më i mirë” dhe “Zgjidhja mjedisore më me ndikim”, duke u vlerësuar për kontributin e tyre në avancimin e teknologjisë dhe inovacionit. Përveç shpërblimeve, fituesit do të kenë mundësi të promovojnë idetë e tyre dhe të përfshihen në projekte të mëdha teknologjike në të ardhmen. Me këtë konkurs, Universiteti Metropolitan Tirana dhe partnerët e tij po vendosin bazat për një të ardhme, ku teknologjia dhe kreativiteti janë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit shoqëror. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që do të inkurajojë të rinjtë të jenë krijues, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të përdorin teknologjinë për të ndikuar pozitivisht në botën që i rrethon. Ekipet më të mira do të shpallen fituese dhe do të marrin çmime të rëndësishme në kategori të ndryshme si “Inovacioni më i mirë” dhe “Zgjidhja mjedisore më me ndikim”. Përveç shpërblimeve, fituesit do të kenë mundësi të promovojnë projektet e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë mbështetje për t’i zhvilluar më tej idetë e tyre.

Çmimet Fituese: Çmimi i Parë: 2000€; Çmimi i Dytë: 1500€; Çmimi i Tretë: 1000€, dhe Çmimi i Publikut: 500€

Teknologjia, kreativiteti dhe inovacioni janë tri shtyllat mbi të cilat ndërtohet RoboTech, duke frymëzuar brezin e ardhshëm të inovatorëve që do të formësojnë zhvillimin e Shqipërisë në vitet që vijnë.

Të rinjtë në qendër të inovacionit


Fituesit dhe pjesëmarrësit e edicionit të kaluar ndanë eksperiencat e tyre, duke treguar sesi ky kompeticion i ndihmoi të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të hapin dyer të reja në karrierën e tyre. Në panel ishin:
Nigel Xherimeja, Gledi Taçe
, Blevis Allushi
, Sara Kola.
RoboTech 2025 premton një edicion edhe më sfidues, plot mundësi për të rinjtë që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe inovacionit.

Qëndroni të informuar për fazat e ardhshme të garës!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0