Universiteti mbaroi… ja disa mënyra për t’u përshatur me jetën e re

Universiteti mbaroi… ja disa mënyra për t’u përshatur me jetën e re


Pas diplomimit, në jetën e secilit fillon një fazë e re. Jo vetëm që duhet të përshtateni me punën me kohë të plotë, por duhet të mësoheni me mjedisin e ri jashtë punës.  Ja disa këshilla, për të sapodiplomuarit, të cilat e bëjnë këtë fazë më të lehtë për ta, këshilla të cilat nuk mësohen në auditorët e shkollave.

Vendosni objektiva për veten tuaj
Derisa të përfundoni universitetin, çdo gjë në jetën tuaj është e përcaktuar mirë. Pikë së pari, merr nota të mira në gjimnaz për t’u pranuar në universitet, dhe më pas zgjidh kurset e fakultetit, të cilat kërkohen për CV-në tënde.

Fatkeqësisht, jeta vetë nuk është e përcaktuar po aq mirë si jeta akademike. Ka ulje dhe ngritje. Ndaj, mbetet në dorën tuaj ta përcaktoni atë. Filloni duke i vendosur objektiva vetes. Çfarë kërkoni të bëni në karrierën tuaj? Dëshironi të shkoni të punoni në botën e korporatave apo kërkoni të nisni biznesin tuaj? Apo dëshrioni të vazhdoni karrierën akademike? Fillimisht gjeni përgjigjiet e këtyre pyetjeve dhe më pas bëni një listë me objektiva.

Ndryshoni zakonet tuaja
Kur shkoni në shkollë, mund të përshsatni lehtësisht oraret e mësimit me kohën për gjumë. Gjithsesi, kur keni një punë ‘full-time’, duhet të zgjoheni herët dhe të vini në mëngjes në punë. Në punë shkoni çdo ditë, gjë që nuk të lejon fleksibilitet për të planifikuar kohë të lirë për veten, si në fakultet. Në mënyrë që të keni një tranzicion ‘të butë’, filloni të flini herët, në mënyrë që të zgjoheni herët dhe të jeni energjik. Mbi të gjitha, duhet të konsumoni drekën pothuajse përditë në të njëjtin orar (rreth mesditës) në mënyrë që trupi t’i përshtatet orarit të ri.

Lexo: Njihuni me 9 vjeçarin që do të diplomohet në universitet muajin e ardhshëm

Filloni të krijoni një buxhet
Nëse keni kredi studentore, në momentin që dilni nga shkolla dhe keni një punë tuajën, duhet të filloni të shlyeni borxhin e shkollës. Për këtë arsye, duhet ta menaxhoni me mençuri buxhetin. Është e rëndësishme të paguani borxhet në kohë në mënyrë që keni një historik të mirë kredie. Në të ardhmen, ky historik do të jetë shumë i rëndësishëm nëse kërkon të blesh një makinë, një shtëpi ose të aplikosh për një kartë të re krediti.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0