UN Women fton gratë sipërmarrëse për të marrë pjesë në EXPO-n Rajonale të Grave Sipërmarrëse 2024! - Business Magazine Albania

UN Women fton gratë sipërmarrëse për të marrë pjesë në EXPO-n Rajonale të Grave Sipërmarrëse 2024!

UN Women fton gratë sipërmarrëse për të marrë pjesë në EXPO-n Rajonale të Grave Sipërmarrëse 2024!

EXPO 2024 do të bashkojë gra sipërmarrëse dhe partnere biznesi nga Evropa dhe Azia Qendrore, duke ju përmbajtur vlerave thelbësore të përfshirjes, diversitetit dhe duke mos lënë askënd pas.

Ja çfarë do të ndodhë:
Bootcampe biznesi: Menaxhohen nga kompani lider për të rritur aftësitë e tua.

Mentorim: Merr udhëzime nga mentorë me përvojë.
Rrjetëzim: Lidhu me kolegë nga 13 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.
Prezantime: Përgatit dhe paraqit propozimin tënd me ndihmën e ekspertëve.
Ekspozita Online: Prezanto biznesin tënd para një audience të gjerë.
Expo Capital Quest: Merr pjesë në aktivitetin e madh në pranverë 2025! (sipas një procesi përzgjedhës)

Lexo edhe: Albana Vrioni, renditet mes 15 Executive and Business Coach më të mirë në Bruksel për vitin 2024

Kriteret e pranimit:

Të kesh ‘produkt minimal të zbatueshëm’ (MVP)
Të jesh në fazën e hershme (në fazë shitjesh)
Të jesh në fazën e rritjes (gjenerohen të ardhura)

Sipërmarrëset e përzgjedhura do t’i bashkohen gjithashtu Bootcampeve dhe aktiviteteve të përshtatura për nevojat e vendit të tyre.

Mos e humb këtë mundësi për të rritur biznesin tënd dhe për të krijuar lidhje të vlefshme!

Aplikimet mund të bëhen edhe në gjuhën shqipe.

A je gati të përmirësosh aftësitë e tua të biznesit dhe të zgjerosh rrjetin tënd?

🚨Apliko deri në 31 gusht 2024!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0