Ulet numri i të infektuarve, 6 të prekur gjatë 24 orëve të fundit

Ulet numri i të infektuarve, 6 të prekur gjatë 24 orëve të fundit

të infektuar

6 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1143.

Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej 25 majit – gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve ditorë u rrit ndjeshëm, me 21-26 të infektuar çdo ditë.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 4 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 147;
  • 1 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 28;
  • 1 në Mat, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 9.

Të infektuarit e rinj janë kontakte të pacientëve të mëparshëm dhe lidhen kryesisht më shpërthimin e virusit në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Eugena Tomini, nga ISHP njoftoi se mes të infektuarve të rinj në Tiranë, një është personel shëndetësor.

Lexoni: Hiqen kufizimet për lëvizjen, hapen kufijtë, masat e reja nga 1 qershori

28 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 3 janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre ëshët i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1143 të infektuar,

– 33 viktima;

– 877 të shëruar,

– 233 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 qershor është:

– Tiranë, 147 pacientë aktivë,

– Durrës, 28 pacientë aktivë,

– Krujë, 17 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 10 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0