Ulet me 5 herë fondi i emergjencave civile në buxhet

Ulet me 5 herë fondi i emergjencave civile në buxhet


Qeveria uli me 5 herë fondin e emergjencave civile në buxhet edhe pse vendi po përballet gjithmonë e më shumë me katastrofa natyrore.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për vitin 2016, buxheti ka vënë në dispozicion të emergjencave civile vetëm 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë që ishte një vit më parë. Madje të dhënat tregojnë se financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit.

Fondi i emergjencave civile është mekanizmi i parë financiar, i cili përdoret për të asistuar familjet e prekura nga katastrofat. Nëse ky fond nuk mjafton atëherë buxheti ka një tjetër zë për të ndihmuar dhe dëmshpërblyer familjet e prekura. Ky është fondi i kontigjencës, por edhe ai është rrudhur.

Në buxhetin e këtij vitit qeveria ka përcaktuar 3 miliardë lekë ose 0.2 për qind e Prodhimit Kombëtar si fond kontigjencë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se përjashto vitin 2013, ky është niveli më i ulët i kontigjencave buxhetore gjatë 8 viteve të fundit.

Në vitet e kaluara ky zë ka qenë minimalisht mbi 4 miliardë lekë ose me kursin e atëhershëm mbi 40 milionë dollarë.

Përvec ndihmës financiare në rast emergjerncsh, fondi i kontigjencës është garancia që ruan buxhetin nga shpenzimet e paparashikuara. Përmbytjet që në ditët e para të vitit, nëse do të çojnë në prekjen e këtij fondi e lënë buxhetit më të ekspozuar ndaj risqeve gjatë muajve të ardhshëm, jo vetëm atyre që lidhen me katastrofat natyrore, por edhe rreziqeve që kanë të bëjnë me performancën fiskale, përkatësisht mosrealizimin e të ardhurave.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0