Kriptomonedhat janë bërë të ligjshme në Ukrainë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy nënshkroi një projekt-ligj të ri dje. Lëvizja lejon që shkëmbimet kombëtare dhe të huaja të kriptove të funksionojnë ligjërisht, si dhe u jep bankave autoritetin për të hapur llogari të kriptomonedhave.
Megjithëse Zelenskyy nënshkroi ligjin mbrëmë, ai u miratua nga parlamenti i Ukrainës muajin e kaluar dhe miratimi i tij vjen pasi Ukraina ka marrë dhjetëra miliona donacione kriptosh që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Pas nënshkrimit të ligjit, Ministri i Transformimit Digjital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha se, “Nënshkrimi i këtij ligji nga Presidenti është një tjetër hap i rëndësishëm drejt nxjerrjes së sektorit të kriptove nga hija dhe nisjes së një tregu ligjor për asetet virtuale në Ukrainë.”
Pronarët e kriptove që dëshirojnë të dhurojnë asete digjitale në vend, tani mund ta bëjnë këtë përmes një programi zyrtar dhurimi të drejtuar nga qeveria ukrainase. Qëllimi i tyre është të mbledhin 200 milionë dollarë në dhurime kriptosh.
/fc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto