Uber po humbet mbi 1 miliardë $ në Kinë - Business Magazine Albania

Uber po humbet mbi 1 miliardë $ në Kinë


Uber po vuan humbje të jashtëzakonshme në një ofertë të lartë të aksioneve për të lënë një gjurmë në tregun e prenotimit të makinave në Kinë, ka zbuluar CEO i tij këtë javë.

“Ne jemi të përfitueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kinë ne po humbasim mbi një miliardë dollaë në vit,” Travis Kalanick, CEO dhe bashkëthemeluesi i Uber, ka thënë gjatë një prezantimi në skenë në Vancouver’s Launch Academy të Hënën.

Nëse kjo duket e çmendur, Kalanick pretendon se kjo vjen për shkak se tregu i sotëm i startupeve është edhe më i çmendur.

“Shikoni, ne jemi në Kinë ku kemi një konkurrent të ashpër i cili po mbledh miliarda dollarë, por nuk ka përfitime në çdo qytet në të cilin ata ndodhen,” thotë Kalanick, duke marrë me mend se i referohej rivalit Didi Kuadi. “Pyetja për ne është nëse duam të ekzistojmë në Kinë apo jo, dhe a mund të vazhdojmë ta mbajmë irracionalen mjaftueshëm gjatë deri në pikën ku bota nuk bëhet e arsyeshme.”

E lexuat mirë: Uber, startupi prej 62.5 miliardë dollarë që po përcakton epokën e financimeve ekstremisht të larta dhe vlerësimeve, është në depresion për epokën e financimeve dhe vlerësimeve të bollshme.

Uber në Kinë, një biznes i pavarur duke mbikqyrur operacionet në vend, ka mbledhur më shumë se 1 miliardë $ dhe thuhet se vlerësohet 8 miliardë $. Por Uber vetë ka mbledhur më shumë se 8 miliardë $ fonde private në total.

“Sa do të doja që bota të mos funksinonte kështu,” ka shtuar Kalanick në event, “sepse unë preferoj të ndërtoj ndaj mbledhjes së fondeve.”

 

/Publikuar më parë nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0