U mundova të lidhem me 30 njerëz për 30 ditë. Ja çfarë mësova - Business Magazine Albania

U mundova të lidhem me 30 njerëz për 30 ditë. Ja çfarë mësova


Nga Deana deBara, shkrimtare

Unë punoj nga shtëpia dhe kam mësuar që kjo mënyrë pune nuk të jep shumë mundësi për t’u rrjetëzuar dhe për të bërë lidhje. Dhe për një ekstrovert si unë, kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Mos më keqkuptoni – unë e dua atë që bëj dhe biznesi po shkon jashtëzakonisht mirë. Por, kohët e fundit, nuk jam ndjerë shumë e motivuar. Dhe e di se kjo ka të bëjë me faktin që në shumicën e ditëve, mes orëve 08:00 dhe 18:00, bisedat e vetme që bëj janë me qenin tim.

Kështu që mendova: Po sikur t’i mundësoja vetes krijimin e marrëdhënieve të reja? Po sikur të bëja ndërtimin e rrjetit tim një qëllim më primar? Çfarë lidhjesh do të bëja? Si do të ndryshonte biznesi im dhe më e rëndësishmja, si do të ndryshonte mënyra se si unë ndihem për biznesin tim?

Dhe kështu lindi ideja për një sfidë të krijimit të lidhjeve të reja.

Sfida 30-Ditore e Lidhjeve

Sapo më erdhi ideja, vendosa t’i përkushtohesha një sfide 30-ditore për krijimin e lidhjeve të reja. Rregullat? Çdo ditë për një muaj – do të përpiqesha të bëja të paktën një lidhje të re biznesi. Dhe kur them lidhje biznesi, e kam fjalën për lidhje të rëndësishme të biznesi, jo vetëm biseda të pavlefshme.

Në mënyrë që t’ia arrija qëllimit tim, lidhja do të duhej të ndodhte: a) personalisht. Nëse kjo nuk ishte gjeografikisht e mundur, b) duhej të ishte një telefonatë serioze ose bisedë nëpërmjet email-it.

Këtu janë disa nga strategjitë që kam përdorur për të krijuar lidhje të reja:

  • Iu referova rrjetit tim ekzistues. Një nga mënyrat më të lehta për të takuar njerëz të rinj është duke u prezantuar nga njerëzit që ju i njihni. I pyeta një numër njerëzish në rrjetin tim ekzistues për të parë nëse ata kishin ndonjë referim – për klientët potencialë, apo vetëm ata që mund të jenë interesantë për t’u takuar.
  • Kam kërkuar në internet për evente të rrjetëzimit.
  • I kam vënë vetes qëllime të mëdha. Unë gjithashtu u angazhova për t’u lidhur me kompanitë me të cilat ka qenë e vështirë për të punuar – edhe në qoftë se thjesht mendimi i kontaktit me ta ishte i frikshëm.

Një nga sukseset më të mëdha të sfidës sime për krijimin e lidhjeve të reja prej 30 ditësh ishte takimi me klientë “të vështirë”. Kam dërguar prezantime në tetë kompani që i kam pasur në listën time “të ëndrrave” dhe përfundova duke i takuar tre prej tyre.

TheMuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0