U diplomova….po tani? - Business Magazine Albania

U diplomova….po tani?


Diplomimi është një përvojë e madhe për të gjithë. Ju jeni në botën reale me një sërë mundësish për të zgjedhur. Nëse ju jeni gati për të përqafuar të ardhmen me potencialin e saj të plotë, rezultati do të jetë dukshëm më i dobishëm.Kështu që fillojmë. Gjeni një pozicion në përputhje me nevojat tuaja dhe më pas filloni të kontrolloni. Filloni të kërkoni duke përdorur emrin e industrisë apo fjalë të tjera kyç.

Bëni CV-në tuaj gati

Ky është një dokument 1 apo 2 faqe ku gjithçka fillon duke theksuar ekpseriancat dhe kualifikimet tuaja në një mënyrë të qartë, konçize dhe kritike.

Shkrimi– Punëdhënësit harxhojnë 20 deri në 30 sekonda duke lexuar CV-në tuaj, kështu ajo duhet të jetë e rregullt dhe e lehtë për tu lexuar.

CV të përshtatshme për çdo aplikim– Kjo mund të tingëllojë si një proçes që konsumon kohë, por duke bërë përpjekje për një CV që i përshtatet kërkesave të çdo pune të veçantë që ju aplikoni, mund të rritet ndjeshëm mundësia për të siguruar një intervistë.

Kujdes gabimet– Është shumë e thjeshtë të bëni gabime në CV-në tuaj por është shumë e vështirë për ti riparuar ato. Kontrolloni gramatikën dhe kalojani CV-në miqve të besuar apo anëtarëve të familjes.

Bëni letrën e motivimit gati

Cv-ja liston pikat tuaj të forta kurse letra e motivimit do ti sjellë ato në jetë duke ju dhënë mjaft mundësi për të ti bërë marketing vetes.

Mësoni për punëdhënësin– Kërkoni për kompaninë, mësoni për kulturën e tyre dhe nevojat e biznesit. Kjo do të ndihmojë të tregojë gadishmërinë tuaj për të mësuar dhe sjelljen tuaj proaktive që në intervisën e parë.

Tregohuni pasionant– Mundohuni të bëni punë vullnetare dhe këto do ju ndihmojnë të kaloni hendekun e mungesës së eksperienës.

Kuptoni çfarë kërkon pozicioni– Kuptojeni qartë se çfarë kërkon pozicioni dhe jepni shembuj nga jeta juaj që ju jeni kandidati ideal për pozicionin.

Pyejte, pyetje, pyetje

Bëni pyetje– Ju gjithmonë duhet të keni disa pyetje për intervistuesin për të treguar interesin tuaj për pozicionin. Pregatisni një minimum prej 5 pyetjesh, të cilat mund t`ju japin më shumë informacion për punën, kulturën dhe qëllimet e kompanisë.

Kujdesuni për veshjen– Aparenca është e rëndësishme. Sigurohuni që të keni këpucë të pastra, rroba të përshtatshme dhe aksesorët e duhur.

/ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0