Twitter publikon harten me qytetet me te paedukuara ne SHBA - Business Magazine Albania

Twitter publikon harten me qytetet me te paedukuara ne SHBA


Qyteti Buffalo, ne New York, eshte nje nga vendet me te paedukuar ne Amerike, ndersa banoret e qytetit te New Yorkut jane me miqesore me koleget ne Lindje te Mesme dhe Jug.

Kete e zbulon nje studim interesant dhe argetues qe eshte realizuar fale komenteve te publikuar ne Twitter ne te gjithe SHBA-te dhe qe ka publikuar nje seri hartash.

Mediat sociale, ne fakt mund te perdoren ne shume menyra te ndryshme, por disa preferojne qe ta fillojne diten duke postuar nje ‘miremengjes’, ndersa te tjeret perpiqen te perdorin faqen e microblogging me te famshem ne bote per te shfryre nervat dhe zemerimet.

Pra, analiza eshte bere duke studiuar perhapjen e dy fjalive te thjeshta, ‘miremengjes’ dhe ‘ik p….’, te shkruajtura gjate diteve te fundit te qershorit dhe ne muajin e gushtit.

Vertaline, nje kompani e specializuar ne kapjen e fjaleve dhe fjalive ne Twitter per klientet qe paguajne, ka kryer kete studim me 462 qytete amerikane.

Rezultatet jane harta te realizuara ne forme imazhesh me intensitet ngrohjeje, aty ku ngjyra eshte me e lehte do te thote se fjala perdoret pak dhe aty ku eshte me e erret perfshihet perdorim me i madh. Rezultatet variojne nga ora ne ore dhe nga dita ne dite me harten qe perditesohet, edhe pse disa konkluzione jane te qarta.

Nje nga qytetet qe duket miqesore dhe me pak e njohur eshte Lubbock. Ne kete qytet ne veri te Teksasit, fjala ‘miremengjes’ shkruhet vazhdimisht cdo dite sipas studimit.

Rreth 350 milje larg juglindjes te Dallas, perdoruesit e Twitterit jane me te paedukuar dhe ne rastin e tyre perdoret ‘ik p…..’, me shpesh nga sa eshte parashikuar. Los Angeles, ne fakt, duket sikur eshte edhe qyteti i engjejve dhe i djajve. Perdoruesit ne jug te Kalifornise ofrojne shume pershendetje te edukuara, por publikojne dhe nje sasi te tmerrshme fyerjesh.

Por ky numer nuk e arrin ate te Buffalos, qytetit ne pjesen perendimore te New Yorkut, ku perdorimi eshte shume vulgar dhe me inat se ne qytete te tjera si Filadelfia dhe vete New York.

Te pakten nese duhen besuar gjerat qe shkruhen ne Twitter nga perdoruesit ne varesi te qyteteve. Nga ana tjeter qyteti i New York, edhe pse ruan nje reputacion te veshtire, ka me shume ‘miremengjes’ se ne pjesen e jugut dhe Lindjes se Mesme, dy rajone te njohura per mikpritjen e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0