Twitter mbyll mbi 170 mijë llogari, postonin pro Kinës

Twitter mbyll mbi 170 mijë llogari, postonin pro Kinës

Twitter

“Twitter” ka mbyllur më shumë se 170,000 llogari, që ishin të lidhura me një operacion për të përhapur mesazhe pro-Kinës.

Disa nga postimet kishin të bënin me shpërthimin e koronavirusit, ka njoftuar platforma e mediave sociale.

Kompania tha se llogaritë po përhapnin histori gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës. Twitter-i tha se “një rrjet” me 23,750 llogari shumë aktive ishte fshirë, së bashku me 150,000 të tjera “llogari përforcuese”.

Lexoni: Facebook, Google dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme

Siç shkruan BBC, “Twitter” zbuloi gjithashtu se ka mbyllur më shumë se një mijë llogari të dezinformatave me bazë në Rusi. Ky nuk është veprimi i parë i tillë i ndërmarrë nga “Twitter”. Në gusht të vitit 2019, kompania fshiu nga rrjeti 1 mijë llogari, që besohet se vepronin brenda territorit të Kinës “me qëllim të veçantë nxitjen e mosmarrëveshjeve politike në Hong Kong”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0