Turizmi shqiptar në sytë e një adoleshenti…

Turizmi shqiptar në sytë e një adoleshenti…


Shkruar nga Kostandin Feshti

Me ardhjen e sezonit të verës, startojnë edhe bisedat tona të preferuara me miqtë që kemi përreth, si për shembull, dy janë më interesantet: “Ku do ikni me pushime” dhe “tek cili hotel jeni”…

E të gjithë më pas fillojmë të shpalosim planet tona, duke fshehur disa detaje, ose duke hiperbolizuar disa të tjera, sepse sot pushimet janë kthyer edhe në një mjet diktues, për sa i përket statusit tënd në shoqëri. Por, sa ka nga ata që thonë: “Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri”?!

E ja pra, ku dalim tek tema e vërtetë, për atë për të cilën do të flasim, pasi të flasësh për turizmin dhe nivelet e tij në vende si Turqia, Greqia apo edhe Italia, je duke u lodhur kot, sepse nuk ka shumë për të thënë.

Vende nga kjo anë të stabilizuara, rrjete hotelesh që janë kthyer në perandori milionerësh që kanë një klientelë, e cila bën që në booking.com  të rezervosh një muaj para për një dhomë.

Po në Shqipëri a ndodh ky fenomen? A janë të huajt kaq të interesuar për Shqipërinë, sa ç’janë shqiptarët të  interesuar për vendet e huaja? Për këtë jemi në mëdyshje, pasi nga njëra anë kemi National Geographic që na quan një “pasuri e pazbuluar” dhe “një vend i bukur, por i varfër”, e nga ana tjetër kemi Vanity Fair që jetën tonë të natës e quan “më e larmishmja në Ballkan” dhe gjallërinë e vendit tonë e krahason me atë të Neë York-ut. Me pak fjalë shikojmë një disbalancë e jemi pak konfuz në lidhje me këtë fushë: A jemi ne një vend me nivele turizmi të kënaqshme apo jo?!

Sigurisht që edhe keq nuk jemi, pasi po të fillosh që nga Tirana shikon nëpër rrugët e saj grupe turistësh të cilët bëjnë foto dhe dëgjojnë me kërshëri informacione për kryeqytetin tonë. E më pas, po të zhvendosesh drejt jugut ke grupe të rinjsh apo ccifte që vijnë dhe bëhen pjesë e bregdeteve tona jugore, të cilët, disa të huaj edhe i kanë etiketuar si “përrallore”.

Por, ajo çfarë vëmë re është fakti që të huajt nuk mbushin as çadrat e as hotelet jugore gjatë javës…Këto ambiente i mbushin të rinjtë shqiptarë, disa që shkojnë edhe për dukje, përveçse për relaksin. E gjithashtu, familjarët të cilët nuk mund të hypin me fëmijë të vegjël nëpër avione e të bëjnë orë të tëra udhëtimi me të.

Mos ndoshta e gjithë kjo ndodhi vjen si pasojë e perceptimit të gabuar që ne kemi, për turizmin dhe se çfarë i pëlqen publikut. Ka një ndryshim midis nesh edhe vendeve të tjera të përmëndura në këtë artikull. Turku e ka studiuar se çfarë pëlqen rusi, shqiptari, italiani etj. Greqia e ka bërë këtë studim gjithashtu dhe Italia i ka bërë shumë mirë detyrat e shtëpisë, e gjitha kjo vihet re tek statistikat dhe fluksi në rritje nga të cilat këto vende po pasohen.

Po ne, çfarë po bëjmë ne gabim? Ku po gabojmë që akoma nuk jemi bërë një nga gurët e çmuar në këtë kurorë të turizmit mesdhetar?! Jemi akoma një diamant në perpunim e sipër…Por a po lëmojmë këtë diamant ashtu siç duhet?!

Më bën përshtypje fakti që shumë të huaj teksa merren në intervistë kur janë me pushime në vendin tonë, shprehen se Shqipëria është një nga bregdetet më të bukura që kanë parë, por çalon tek pjesa e shërbimit dhe akomodimit. Thonë se kemi shumë xhevahirë të fshehur, por që nuk kanë pse të rrinë të tillë. Si për shembull Gjiri i Gramës, Gjipe etj, të cilat janë vendndodhje disi të izoluara, pasi nuk mund t’i vizitosh pa marrë një varkë me qera, por jo ccdo pushues ka nge e mundësi për të marrë pësipër një veprim të tillë. Pra, ja ku dalim tek difekti i parë: Aksesi për tek “perlat” tona dhe infrastruktura rrugore. Që në fund të ditës janë një faktor mjaft i rëndësishëm për një turizëm të suksesshëm.

Por nuk ndalojmë këtu. Tek “difekti i dytë” do ndalem edhe pak më gjatë, duke ndarë me ju edhe një eksperiencë timen personale…Ndodh diçka. Kur ndërtohet një hotel duhet parë edhe konkurenca, edhe kërkesa, por edhe “trendi”. Ne këtë nuk e bëjmë. Ne planifikojmë një hotel në letra falë një arkitekti të njohur, e dekorojmë sipas shijeve tona personale, perfshijmë 5 dhoma në planimetri edhe çmimi është 140 euro nata. Pra, pushimi normal, 10 ditë, që njerëzit bëjnë në vendin tonë të shkon 1400 euro personi. Përfshihet një mëngjes kontinental dhe një krevat për të fjetur, pa marrë parasysh pishinën 1 me 1 që as nuk mund të quhet.

Ndërkohë që në Turqi me një shumë të tillë parash ke të përfshirë të treja vaktet, argëtimin gjatë natës, por edhe më vonë, pije pa limit, e mbi të gjitha një shërbim fantastik, i cili është i gatshëm për çdo gjë, pra në dispozicionin tënd.

Para një viti, në Turqi desha të surprizoja një të afërmen time me një tortë të vogël ditëlindjeje, e vendosur tek dhoma me shkrimin “Happy Birthday”. Kjo gjë u realizua, për pak orë, pa asnjë shpenzim duke u kthyer kështu në një kujtim të bukur dhe të veçantë për ne.

Ndërkohë që në jug, vitin e kaluar, unë dhe familja ime kemi dashur të kalonim pushime, më saktë në Ksamil.  Pa e tepruar është si gjiri i Maldiveve për vendin tonë. Por më besoni kur ju them që duke nisur nga gatimi dhe deri tek shërbimi, gjithccka linte për të dëshiruar. E për të mos e përgjithësuar çështjen, po ju flas me shembuj konkret. Që tek mikpritja, kamarierët nuk ishin aspak të ngrohtë, madje mund ta cilësoj edhe edhe si “arrogant”. Një problem tjetër ishte dhe vonesa e pjatës, e cila për aq kohë sa kishte kaluar në kuzhinë nuk duhet të kishte ardhur aq e ftohtë  dhe aq bosh. Ndërsa për pjesën e hotelit siç e përmënda edhe më sipër, çmimi  nuk justifikonte shërbimin, por me lumturinëmë të madhe, pavarësisht se mund të bie në kontraditë  me atë çfarë kam shkruar më sipër , gjërat janë duke ndryshuar paksa.

Baby steps…

Duhet përmendur faktin që nivelet e turizmit këtë vit janë rritur, madje kanë thyer rekorde, por prapë se prap ka një pikëpyetje në këtë fushë: Këto nivele janë rritur falë turistëve që vijnë të shijojnë bregdetet e mrekullitë tona natyrore apo janë njerëz të cilët mbushin hotelet për një natë, e të nesërmen janë pjesë e një konference e më pas ikin “pa lënë asnjë gjurmë”?!

Gjithsesi ne duhet të jemi krenar për vendin tonë pasi duam apo nuk duam t’a pranojmë  turistat po shtohen çdo vit. Jugu e Veriu vit pas viti po shpalosin destinacione të reja, të denja për të qënë skena filmash e njerëzit po interesohen për to.

Prandaj le të shpresojmë për një të ardhme të shndrritshme në lidhje me turizmin në vendin tonë e të shpresojmë që njëditë të jemi një nga liderat e kësaj fushe.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0