Ture kulinarie, mes aktiviteteve të shumta që mund të bëni në Tiranë gjatë shkurtit  - Business Magazine Albania

Ture kulinarie, mes aktiviteteve të shumta që mund të bëni në Tiranë gjatë shkurtit 


Visit-Tirana 

Mirë se erdhët në Tiranë në muajin Shkurt 2020. Ky muaj është dhe muaji historik i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Më 11 shkurt me një vendim të Kongresit të Lushnjës u vendos që kryeqyteti i Shqipërisë të bëhej Tirana, një vend i qetë, i lirë nga ushtritë e huaja, por dhe strategjik për pozicionin e tij gjeografik afër portit, në zemër të Shqipërisë dhe me urë lidhëse nga të gjitha anët.

Tirana nisi të zhvillohej fillimisht me arkitekturë të tipit italian dhe më pas me stile komuniste dhe moderne, duke marrë gjithë gjurmet e historisë së një shekulli. Për të parë se si ka ndryshuar qyteti në këto 100 vite klikoni ketu!

Disa aktivitete janë përgatitur këtë muaj nga Bashkia Tiranë, ndërkohë më 11 shkurt do ketë dhe koncert në Sheshin Skëndërbej.

Shkurti është muaji i dashurisë (Shen Valentini). Shkurti shënjon dhe fundin e dimrit, dhe në këtë muaj në Tiranë ndihen shpërthimet e para të pranverës me çeljen e mimozave. Dita zgjatet dhe njerëzit ndihen më të motivuar për të shëtitur më shumë apo për të qendruar në bare dhe restorante. Është koha kur fillojnë dhe të shtohen udhëtimet në natyrë.

Megjithatë Shkurti nisi me borë në Dajt. Pse të mos merrni teleferikun dhe të bëni një udhëtim në malin e Dajtit që zgjat vetëm 15 minuta. Aty mund të luani me topa bore, të bëni një shëtitje me kalë, të konsumoni një drekë të shijshme me pamje të bukur të Tiranës, të luani golf etj.

Jeta kulturore fillon të gjallërohet më shumë me programin e ri të shfaqjeve dhe eventeve në kryeqytet. Por çfarë gjërash interesante mund të bëni në Shkurt në Tiranë? Ne ju ofrojmë disa sugjerime për ju. Nëse jeni të interesuar për ture ditore, ture kulinarie, ture të komunizmit etj, ne mund t’ju ndihmojmë me organizimin e tyre. Për më shumë ture shikoni ketu.

14 Shkurti, Dita e Shën Valentini është kryefjala e këtij muaji. Në Shqipëri, Shën Valentini ka filluar të festohet masivisht dekadën e fundit. Kjo është një ditë simbolike për të gjitha çiftet që zgjedhin ta kujtojnë këtë ditë duke suprizuar të dashurit e tyre me dhurata apo dedikime të ndryshme. Të shumta janë zgjedhjet për të festuar këtë ditë: disa preferojnë një udhëtim, disa një darkë romantike , dhe disa me dhurata të personalizuara.

Një ditë e rendësishme është dhe për bizneset, veçanërisht hotelet dhe restorantet që përgatisin ofertat e tyre speacile për Ditën e Shën Valentinit. Nëse doni të kaloni Shën Valentinin në një hotel në Tiranë, këtu gjeni hotelet që ne rekomandojmë. Nëse darka romantike është ajo që dëshironi, këtu gjeni një listë me restorante në Tiranë që ia vlen t’i hidhni një sy.

Ndërsa për personat që janë vetëm këtë Shën Valentin, ka plot gjëra që mund të bëjnë. Mund të marrin kohë dhe të vizitojnë atraksionet kryesore të shpërndara nëpër qendrën e qytetit. Jeta e natës s’ka pse të kthehet në bezdi në 14 Shkurt, pasi janë të shumtë ata që zgjedhin të argëtohen me shoqërinë e tyre single në baret e Tiranës.

Përveç turneve dhe jetës së natës, të gjithë mund të shijojnë ekspozitat dhe shfaqjet teatrale që do të jenë në skenë gjatë këtij muaji. Ju mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ndodhin në Tiranë këtu!

Me mbylljen e muajit Shkurt mbyllet edhe konkursi ynë fotografik #TiranaWinter2019. Ndaj, mos harroni, nëse keni foto nga Tirana, të shkrepura edhe gjatë ditës së Shën Valentinit, mund t’i postoni në rrjete sociale me hashtagun e konkursit dhe mund të keni fatin të jeni një nga fituesit e këtyre çmimeve. Fituesi i cmimit të parë do të ketë mundësinë të fitojë nje pikturë nga artistit Rakip Shabani. Fituesi i cmimit të dytë dhe të tretë ka shansin të përjetojë, së bashku me një shok, adrelinën që të dhurojnë bicikletat elektrike te LikSad eBike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0