Truri juaj është fshehurazi i programuar t'i rezistojë asaj që ju e dëshironi me të vërtetë - Business Magazine Albania

Truri juaj është fshehurazi i programuar t’i rezistojë asaj që ju e dëshironi me të vërtetë

~5 minuta lexim


Diçka interesante ndodh në trurin tonë kur marrim atë që duam.

Kur përfytyrojmë se cilat synime duam të arrijmë, shpesh e bëjmë këtë me shpresën se ato do t’a përmirësojnë cilësinë e jetës sonë në mënyrë drastike…

Por në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Neurologjikisht, kur marrim diçka që me të vërtetë e dëshirojmë, në thjesht fillojmë të kërkojmë më shumë. Një hulumtim i ri në natyrën e dopaminës kimike – e cila më herët besohej se ishte forca shtytëse për dëshirën, ​​epshin dhe lakminë – dëshmon se është më komplekse sesa është menduar më parë.

Rezulton që dopamina nuk është kimikati që ju jep kënaqësi, është kimikati që ju jep kënaqësinë të kërkoni më shumë.

Pra, keni një qëllim të madh për të cilin po punoni? Ju do të arrini atje dhe pastaj do të gjeni një mal tjetër për të ngjitur.

Kjo është një nga shumë arsyet që ne sabotojmë thellësisht atë që me të vërtetë e dëshirojmë. Ne e dimë, instinktivisht, se “arritja” nuk do të na japë aftësinë për t’u përmbajtur nga jeta, ajo vetëm do të na bëjë të uritur për më shumë.

Çfarë ndodh kur fillojmë të ndjekim atë që me të vërtetë e dëshirojmë:

1. Ne rezistojmë për të bërë punën që kërkohet për t’a arritur atë, sepse jemi kaq të frikësuar se nuk do ta arrijmë kurrë atë, çdo dështim na bën të anashkalojmë përpjekjet tona dhe të tensionohemi.

2. Kur e arrijmë atë që dëshirojmë, ne kemi aq frikë ta humbasim atë, sa e shtyjmë larg vetes, në mënyrë që të mos kemi nevojë të përballemi me dhimbjen.

Pra, le ta analizojmë këtë.

Së pari, kur duam diçka domosdoshmërisht, shpesh e duam sepse kemi shpresa joreale lidhur me të. Ne imagjinojmë se kjo do të ndryshojë jetën tonë dhe shpesh nuk është kështu.

Kur mbështetemi në ndonjë qëllim apo ndryshim të jetës për të na “shpëtuar” në mënyrë joreale, çdo incident i dështimit do të na nxisë të ndalojmë përpjekjen. Për shembull: nëse jemi absolutisht të sigurt se një partner romantik do të na ndihmojë të shërohemi nga depresioni, ne do të jemi jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj refuzimit, sepse na bën të ndihemi sikur nuk do të arrijmë kurrë ta mposhtim depresionin.

Pastaj, për gjithë kohën që kalojmë duke mos pasur atë që duam, si një marrëdhënie romantike, truri ynë duhet të justifikojë dhe vërtetojë qëndrimin tonë në jetë si një formë e vetëmbrojtjes. Kjo është arsyeja pse i dënojmë pa vetëdije ata që e kanë atë që duam. Në vend që të frymëzohemi nga suksesi i tyre, ne i dyshojmë ata.

Po, truri juaj është i predispozuar që të dëshirojë më shumë e më shumë. Por, duke kuptuar proceset dhe tendencat e tij, ju mund të anashkaloni ‘programimin’ dhe të filloni të vendosni vetë për jetën tuaj.

Medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Për të arritur majat në karrierë, përqafoni sfidat si mundësi për të rritur dhe përmirësuar vetveten.”
— Jack Welch
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0