Trump shpall tarifa të reja, Shqipëria dhe Kosova në listën e vende - Business Magazine Albania

Trump shpall tarifa të reja, Shqipëria dhe Kosova në listën e vendeve të prekura

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e një sërë tarifash të reja doganore, duke përfshirë edhe një tarifë prej 10% për Shqipërinë dhe Kosovën. Ky vendim është pjesë e një politike të gjerë tregtare, e cila synon të rishikojë balancat ekonomike mes SHBA-së dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.

Lexo gjithashtu: “Dita e Çlirimit” për Trump dhe amerikanët, a është ky fundi i epokës së lirë tregtare?

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën, Trump e quajti këtë veprim si “dita e çlirimit”, duke argumentuar se ekonomia amerikane është dëmtuar për dekada nga praktikat tregtare të padrejta. Ai prezantoi një grafik ku përfshiheshin vendet që do të preken nga këto tarifa, me Bashkimin Evropian që do të përballet me një tarifë prej 20%, Vietnamin me 46%, Tajvanin me 32%, Japoninë me 24% dhe Korenë e Jugut me 25%, ndër të tjera.

Një nga elementët kryesorë të strategjisë së Trump është vendosja e një tarife 25% për të gjitha automjetet e prodhuara jashtë SHBA-së. Sipas tij, industria amerikane e makinave është dëmtuar rëndë nga disbalancat tregtare, ku makinat e prodhuara në SHBA kanë një përfaqësim të ulët në tregjet aziatike, ndërsa markat aziatike dominojnë tregun amerikan.

Shqipëria dhe Kosova në listë, çfarë do të thotë kjo?

Ndërsa detajet mbi ndikimin konkret të tarifës 10% për Shqipërinë dhe Kosovën mbeten ende të paqarta, përfshirja e dy vendeve ballkanike në këtë paketë tarifore ngre pikëpyetje mbi raportet tregtare me SHBA-në. Deri më tani, tregtia mes vendeve ka qenë e kufizuar, por ky hap sinjalizon një qasje të re ndaj politikave ekonomike amerikane edhe në raport me Ballkanin.

Lexo gjithashtu: A do të ndezë fitorja e Trump një luftë tregtare globale?

Trump njoftoi gjithashtu se do të firmosë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e “tarifave reciproke”, duke kërkuar që vendet e tjera të eliminojnë barrierat dhe të rrisin blerjet e produkteve amerikane nëse duan të shmangin tarifat.

Kjo qasje pritet të shkaktojë reagime në arenën ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian dhe vendet aziatike që tashmë janë ndër objektivat kryesorë të politikave tarifore të Trump. Mbetet për t’u parë nëse dhe si do të reagojnë Shqipëria dhe Kosova ndaj këtij zhvillimi dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo në marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0