Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

Trump

Presidenti Donald Trump thotë se ka besim se një vaksinë për COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit dhe se vaksinimet masive të publikut do të vijojnë shpejt.

Lexo: 5 hapa si mund të keni një tru të shëndetshëm

“Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht sepse jemi përgatitur mirë,” shpjegoi presidenti Trump të enjten. Parashikimi i presidentit bie ndesh me dëshminë e dëgjuar në Kongres pak para se Presidenti Trump të fliste në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i larguar nga agjensia e vaksinave të qeverisë federale u tha ligjvënësve, “Ne nuk kemi një plan” për të prodhuar dhe shpërndarë në masë një vaksinë të koronavirusit. Shpresa për një vaksinë të tillë brenda 12-18 muajve supozon se “gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur”, dëshmoi Dr. Rick Bright. “Ne kurrë nuk kemi parë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”.

Më shumë se 90 vaksina për koronavirusin janë në zhvillim në të gjithë botën. Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Bright u hoq si drejtor i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avansit Biomjekësor (BARDA), i cili është në varësi të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Presidenti Trump u tha gazetarëve se ndoqi disa nga dëshmitë e Dr. Bright dhe shtoi se “ai duket si një punonjës i zemëruar, i pakënaqur, i cili, sinqerisht, sipas disa njerëzve, nuk bëri një punë shumë të mirë.”

Lexo: Dr Bright dëshmon për “Integritetin Shkencor” në përgjigjen ndaj koronavirusit në SHBA

Bright i tha një nënkomisioni shëndetësor të Dhomës së Përfaqësuesve se zyrtarë të lartë, përfshirë ata në Shtëpinë e Bardhë, injoruan paralajmërimin e tij të hershëm për COVID-19 dhe se qeveria federale ishte e papërgatitur të përgjigjej ndaj një pandemie.

Administrata e tanishme fajëson për çdo mangësi, planet dhe furnizimet e lëna nga administrata e mëparshme e Barack Obamës, i cili ia dorëzoi presidencën Trump në janar 2017.

Përpara se të vizitonte një shpërndarës të furnizimeve mjekësore në Pensilvani, Presidenti iu rikthye promovimit të tij të mëparshëm të diskutueshëm të një ilaçi kundër malaries, të paprovuar për trajtimin e koronavirusit të ri. “Ne kemi pasur një reagim të jashtëzakonshëm ndaj hidroksinës (klorokinës)”, pohoi Trump, i cili gjithashtu kritikoi zotin Bright për “sulmin e tij” ndaj ilaçit kur ishte duke drejtuar agjencinë për vaksinat.

Bright dhe të tjerë kanë theksuar nevojën e studimeve shkencore në lidhje me përdorimin e ilaçit për trajtimin e COVID-19 dhe paralajmëruan për rreziqet e tij, përfshirë mundësinë për të shkaktuar vdekje.

I pyetur nga një gazetar nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk po i numëron si duhet vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara duke i zmadhuar ato, Trump u përgjigj, “Unë nuk e di se si po i numërojnë. Nuk e diskutova kurrë këtë me ta. Vdekja është vdekje. Ne nuk duam që njerëzit të vdesin në këtë vend dhe kemi bërë një punë të shkëlqyer”.

Lexo: Twitter e lejon stafin të punojë përgjithmonë nga shtëpia

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër. Që nga e enjtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, 1.4 milionë njerëz kanë rezultuar pozitivë për virusin dhe më shumë se 84,000 kanë vdekur.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0