5 hapa si mund të keni një tru të shëndetshëm

5 hapa si mund të keni një tru të shëndetshëm

tru

Nga Anila Bashllari, Trajnere

A keni menduar ndonjëherë për trurin tuaj? E vlerësoni dot rëndësinë e tij? Dhe e kuptoni dot se e gjithë kjo rëndësi varet nga ju?! Ndaloni dhe mendoni pak për një moment për trurin tuaj… Ai është gjithmonë “i ndezur” dhe nuk ka asnjë buton që mund ta fikë; kujdeset aq shumë për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut apo reagimin e shqisave tona.

Lexo: Denis Gafuri dhe eksperti shqiptar i meditimit, Sheki Useini flasin për suksesin në emisionin “Suksesi është qëllimi yt”

Sapo diçka nuk shkon me këto të fundit ai na sinjalizon menjëherë. Truri ynë funksionon pambarimisht çdo sekondë të jetës tone, madje edhe atëherë kur ne flemë. Kjo nënkupton që është “makineria” kryesore që drejton jetët tona dhe është e kuptueshme që kërkon një furnizim të vazhdueshëm me “karburant”. Sigurisht që ne kujdesemi që makinave tona t’u ofrojmë karburant cilësor në mënyrë që efektet negative mekanike të jenë sa më të vogla…në këtë mënyrë duhet të mendojmë dhe për trurin tonë.

“Karburanti” cilësor për trurin ofrohet nga ushqimet që ju komsumoni dhe cilësia e tyre përbën energjinë që ju i ofroni trurit tuaj. E thënë akoma më thjeshtë ajo që ju konsumoni ka ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e strukturës dhe funksionimin e trurit tuaj dhe në fund të fundit të gjendjes tuaj emocionale dhe shpirtërore. Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë e mbrojnë trurin tuaj nga stresi oksidues i prodhuar kur trupi thith oksigjen, i cili mund të dëmtojë neuronet. Si neurocoach, mund t’ju them se sot, fatmirësisht, fusha në rritje e psikologjisë së të ushqyerit po zbulon vazhdimisht se ka shumë pasoja dhe lidhje të drejtpërdrejtë midis asaj që konsumoni, mënyrës si ndiheni dhe si silleni në përfundim.

Por si ndikon ushqimi në mënyrë direkte në trurin tuaj?! Serotonina është një neurotrasmetues që ndihmon në rregullimin e gjumit dhe oreksit, ndërmjetësimin e humorit dhe pengon dhimbjet. Meqenëse 95% e sasisë së saj në trupin tuaj prodhohet në traktin e organeve tretëse ju duhet ta kuptoni rëndësinë e konsumimit të produkteve sa më lehtë të tretshme si: gama e gjerë e frutave dhe perimeve, frutave të thata dhe erëzave, produkteve me sasi të ulëta sheqeri dhe kripe, varietete të bulmetrave dhe sigurisht sasi të larta të ujit.

Lexo: Brian Chesky parashikon një të ardhme jashtëzakonisht të ndryshme të udhëtimit dhe jetesës dhe kjo tingëllon e shkëlqyeshme

Programi gjithëpërfshirës “Sherzais Neuro” thekson nevojën e ndjekjes së pesë fushave të stilit të jetës që ndikojnë në shëndetin e trurit: ushqyerja, stërvitja, shkarkimi, pushimi dhe optimizmi.

Ndërveprimi i këtyre fushave i aftëson individët që të mund të kontrollojnë shëndetin e trurit të tyre duke identifikuar ndikimin dhe të bëjnë mdryshimet e nevojshme për të zotëruar një tru të shëndetshëm. Programi i inkurajon individët të qëndrojnë aktivë në të gjitha hapat e tij, sepse secili luan një rol integral për shëndetin e një personi.

Lexo: Mjekësia nis të rihapet. Nga 18 Maji, rinisin ndërhyrjet e planifikuara

Më poshtë janë pesë hapat kryesore se si mund të përmirësoni shëndetin e trurit tuaj:

1.Ushqyerja. Filloni t’i kushtoni rëndësinë e nevojshme mënyrës se si ushqeheni dhe se si ky i fundit ju bën të ndiheni. Provoni të konsumoni një “dietë të pastër” për 2-3 javë; kjo nënkupton jo konsumim të ushqimeve të përpunuara, pijeve të gazuara, sheqerit dhe yndyrnave jo të shëndetshme. Krahasoni se si ndiheni! Gradualisht prezantojini vetes racione me baza bimore të cilat do t’ju ndihmojnë të siguroni një jetë të shëndetshme dhe do t’i dhuroni trurit tuaj energji të pastër dhe efikase. Kur disa njerëz ndihen “të pastër” (pa karbohidrate, yndyrna apo sheqerna) nuk munden ta besojnë se sa mirë reflektohet kjo gjendje fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Trupi dhe truri ynë e meritojnë një “sakrificë” të tillë herë pas here.

2.Ushtrimet fizike. Të aktivizoni lëvizjet tuaja do të thotë të stimuloni prodhimin e hormoneve që ndikojnë në rritjen e sasisë dhe aktivitetit të qelizave të trurit. Gjithashtu, aktiviteti fizik sjell qarkullimin e gjakut dhe sasitë e duhura të oksigjenit në tru. Për më tepër ndikimi i ushtrimeve për të parandaluar sëmundjet kronike përkthehet në përfitime për trurin tuaj pasi funksioni i tij ndikohet prej tyre. Njëkohësisht rikuperohet edhe hipokampusi, i cili është një pjesë jetësore e trurit për kujtesën dhe mbajtjen aktive të tij. Aktivitetit fizik vazhdimisht zvogëlon ndryshimet që pëson truri në vite, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si skleroza, skizofrenia apo Alzhajmeri.

3.Shkarkimet. Kortizoli “hormoni i stresit” dhe vetë stresi kanë shumë efekte të dëmshme në trurin tuaj, si prsh: tkurrjen e tij, inflamacionin, rrezikon organet e tretjes apo dhe presionin e lartë ose të ulët të gjakut. Të gjitha këto dhe jo vetëm sjellin nevojën e menaxhimit të stresit dhe shkarkimin e tij. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë duke përfshirë meditimin, ushtrimet e frymëmarrjes, masazhet dhe koha e kaluar në natyrë. Por gjithashtu ju duhet të aftësoheni në diferencimin e stresit negativ dhe atij pozitiv. Shembull i stresit pozitiv mund të jetë mësimi i një instrumenti të ri muzikor apo i një gjuhe të re, duke mundësuar arritjen e një rezultati të dëshiruar. Pra, stresi pozitiv është i dobishëm për trurin tuaj pasi krijohet kur mësoni diçka të re, të prekshme, të matshme apo të arritshme, por edhe po tejkaloni rezistencën në trurit tuaj.

Lexo: Call center, fason, kompani IT etj. Ja kriteret e punës në kushtet e Covid 19

4.Pushimi. E keni vënë re se kur jeni vërtet të lodhur e keni të vështirë të mbani mend apo dhe të përqëndroheni?! Në fakt, është truri juaj ai që j’u thotë se nuk po pushon mjaftueshëm. Kur ju flini mirë dhe qetësoheni, truri juaj në të vërtetë po punon ende duke organizuar dhe ruajtur kujtimet tuaja. Kështu që, një gjumë cilësor do t’ju ndihmojë të mbani mend dhe t’i përpunoni gjërat më mirë. Theksohet dhe rekomandohet se 7-8 orë gjumë cilësor janë thelbësore për shëndetin optimal të trurit tuaj. Nëse po përpiqeni të flini mjaftueshëm filloni të punoni me higjienën e gjumit që përfshin: identifikimin e ushqimeve që ndërhyjnë në gjumë, kontrollimin e sasisë së dritës në dhomë dhe mbajtjen e një temperature të duhur të dhomës së gjumit.

5.Optimizmi. Hapi i fundit përfshin ushqimin e trurit me aktivitete sociale dhe multimodale siç janë vallëzimi, mësimi i një gjuhe të huaj, lojërat me aktivitet fizik ose studimi apo një trajnim i ri. Kjo bën që ju të sfidoni dhe angazhoni qendra të shumta të trurit tuaj. Vullnetarizmi është një nga aktivitetet e preferuara të trurit pasi ndjen kontributin, shoqërizimin si dhe sfidën mendore.

Lexo: Edhe bujqësia të bëhet pjesë e fondit të garancisë. Kërkesa e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Mos prisni derisa të jeni përballur me pasoja serioze të mos funksionimit të trurit për të krijuar zakone të shëndetshme të tij. Filloni që sot me një aktivitet fizik siç është ecja, eleminimi i sheqerit dhe yndyrnave, praktikimi i meditimit ose yogës dhe konsumimi i ushqimit në masat e duhura. Duke ruajtur shëndetin e trurit dhe duke bërë zgjdhje më të zgjuara për një jetë të shëndetshme, tashmë ti ke fuqizuar veten tënde dhe po fiton në betejat ndaj sëmundjeve; si dhe avantazhet e një truri të shëndetshëm. Duke ndjekur hapat më lart ju do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të shtoni vite cilësore në jetën tuaj.

Nëse doni të bëni diçka të shëndetshme për veten tuaj, kujdesuni për trurin. Asgjë nuk mundt’ju lëndojë më shumë sesa një tru i pa shëndetshëm. Ju keni fuqinë të ushqeni, zgjoni dhe fuqizoni qelizat e trurit tuaj!

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0