Tronditet gastronomia francize, restoranti legjendar humbet yllin Mi - Business Magazine Albania

Tronditet gastronomia franceze, restoranti legjendar humbet yllin Michelin pas gati 100 vitesh lavdi

Restoranti “Georges Blanc” në Francë, i njohur si vendi me karrierën më të gjatë në botë me yje Michelin, ka humbur një nga tre yjet e tij të famshëm, të cilët i mbante që nga viti 1981. Një ngjarje që ka tronditur jo vetëm kuzhinën franceze, por të gjithë botën e kulinarisë elitare.

Restoranti ndodhet në komunën e vogël Vonnas, në lindje të Francës, dhe është pjesë e historisë që nga viti 1872, kur u themelua me emrin “La Mère Blanc”. Ishte gjyshja e Georges Blanc, Élisa, që fitoi yllin e parë Michelin në vitin 1929, vetëm tre vite pasi u shpikën vetë yjet nga guida Michelin.

Lexo gjithashtu: Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor

Tre breza grash qëndruan pas sobave para se Georges Blanc të merrte drejtimin në vitin 1968, vetëm 25 vjeç. Ai arriti ta çonte restorantin në majë, duke fituar yllin e tretë, dhe duke e mbajtur atë për më shumë se 40 vite.

Por tashmë, sipas Michelin, koha ka sjellë një ndryshim jo dhe aq të këndshëm.

“Kriteret tona janë të pandryshuara prej 125 vitesh,” tha një zëdhënëse e Michelin. “Gjithçka varet nga pjata, cilësia e përbërësve, teknika e gatimit, harmonia e shijeve, personaliteti i kuzhinierit dhe konsistenca mes vizitave të ndryshme.”

Inspektorët anonimë të Michelin e vizitojnë restorantin disa herë në vit dhe marrin vendimin kolegjialisht, jo individualisht.

Reagimi i Georges Blanc, tashmë 82 vjeç, ishte stoik:

“Nuk e prisnim. Do na mungojë një yll, por do të menaxhojmë me dy. Nuk është fundi i botës.”

Lexo gjithashtu: Ushqimet e përpunuara mund të përshpejtojnë plakjen biologjike, sipas studimit

Restoranti hapet vetëm për 1 orë e 15 minuta për darkë të enjten dhe për drekë e darkë nga e premtja deri të dielën. Menutë janë të porositura paraprakisht dhe përfshijnë pjatanca kreative me pulë Bresse, karkaleca deti dhe krepa tradicionale lokale, të shoqëruara me verë nga një bodrum me 140 mijë shishe.

Kjo nuk është hera e parë që guida Michelin përballet me debate. Shefa të njohur si Marc Veyrat dhe Eo Yun-gëon kanë kundërshtuar publikisht vlerësimet, disa duke kërkuar të mos përfshihen fare në guidë.

Ceremonia zyrtare për ndarjen e yjeve në Francë do të mbahet më 31 mars, por humbja e Georges Blanc është një sinjal se edhe legjendat nuk janë të paprekshme.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0