Trendi i blerjeve të kompanive nga Microsoft - Business Magazine Albania

Trendi i blerjeve të kompanive nga Microsoft

Microsoft

Duket se ekziston mantra e Microsoft këto ditë. Pasi dështoi të përvetësonte operacionet amerikane të TikTok, gjigandi i softuerit u përfol së fundi se do të ishte në bisedime për marrjen në dorëzim me Pinterest dhe Discord, një shërbim online bisede. Në Prill ata njoftuan se do të blinin Nuance, një specialist i njohjes së fjalës, me gati 20 miliardë dollarë në para – blerja e dytë më e madhe ndonjëherë.

5 vite më parë, në blerjen e tij më të madhe, Microsoft pagoi $26 miliardë për LinkedIn. Në vitin 2018 ai mori GitHub, një platformë zhvillimi për programe me burim të hapur, për $7.5 miliardë. “A e ka jetën monoton Satya Nadella?” Pas një observimi, vëzhguesit murmurisnin se shefi i kompanisë mund të ishte nën çmendurinë e blerjeve.

Kompanitë e mëdha flasin rregullisht me njëri-tjetrin në lidhje me potencialet e mundshme. Për Microsoft, është e mundshme të kenë edhe ndonjë plan për targetët potencialë. Microsoft ende investon shumë më tepër në zgjerimin e bizneseve të saj ekzistuese sesa në blerjen e bizneseve të reja. Duke përjashtuar marrëveshjen Nuance, kompania ka shpenzuar vetëm $33 miliardë në blerje të mëdha në katër vitet e fundit, krahasuar me $64 miliardë për zhvillim. Ajo ka një mori të parave të gatshme në bankë ($132 miliardë në fund të vitit të kaluar), ndërsa çmimi i aksionit të saj është rritur me më shumë se 600% që kur z. Nadella mori drejtimin në 2014.

Microsoft bleu po ashtu Nokia dhe Skype, dhe ajo ka mësuar se si të integrojë objektivat me sukses. Ky është një trend jo i ri, po që kur erdhi në krye z. Nadella. Thënë më thjesht, Microsoft është bërë një re gjigandi informatik që mund të tretë çdo të dhënë dhe të ofrojë çdo shërbim. Kështu që një blerje mund ta zmadhojë biznesin në më shumë mënyra dhe “të ushqejë bishën”.

Blerjet gjithashtu ndihmojnë Microsoft që të vazhdojë të rritet me shpejtësi duke e lejuar atë të ecë me trendet e mëdha të industrisë. Ngjashëm me LinkedIn, Pinterest do t’i jepte Microsoft akses në të dhëna në lidhje me interesat e njerëzve, të cilat mundësojnë forma të reja të tregtisë elektronike.

Marrëveshja Nuance përmbledh të gjitha këto konsiderata. Kompania është e njohur më së shumti për softuerin e saj për njohjen e të folurit dhe një platformë të kujdesit shëndetësor të përdorur në 77% të spitaleve amerikane. Kjo teknologji, së bashku me shumë të dhëna të vlefshme shëndetësore, do të forcojnë “renë shëndetësore” të Microsoft. Megjithëse $20 miliardë duket shtrenjtë për një kompani me një fitim neto prej $29 milion vitin e kaluar nga të ardhurat prej $1.5 miliardë, Microsoft mund ta përballojë atë. Discord dhe Pinterest duket se janë jashtë tryezës tani për tani, por mos u befasoni nëse “bisha do të ushqehet” edhe me to.

The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0