Trendet e pasurive të paluajtshme në bregdet. Si po ndryshon interesi për blerje

Trendet e pasurive të paluajtshme në bregdet. Si po ndryshon interesi për blerje


Riviera shqiptare, po tërheq gjithmonë e më shumë turistë. Më shumë të huaj po zgjedhin të blejnë një banesë në bregdetin tonë. Të investosh në prona të paluajtshme është zgjidhja e duhur.

Por, çfarë ndodh kur ky investim bëhet në bregdet? Sa interes kanë shqiptarët të blejnë një shtëpi në bregdet? Po të huajt, a zgjedhin të kenë një shtëpi në rivierën shqiptare? Cila zonë preferohet më së shumti? BusinessMag.al, ka zhvilluar intervista me drejtues të disa agjencive imobiliare në vend, siç janë Century 21, Remax, Future Home dhe Tirana Real Easte.

Ndër vite Durrësi ka qenë qendra e investimeve, por vitet e fundit, “destinacioni” ka ndryshuar. Sytë e turistëve janë kthyer nga zona bregdetare e jugut. Himara, Palasa, Vlora dhe Saranda, janë zonat me çmimet më të kripura për metër katror dhe njëkohësisht më të preferuarat. Për një metër katror çmimet variojnë nga 550 euro m2 – 2500 euro m2. Këto zona preferohen kryesisht nga turisët perëndimorë.

Cilët janë faktorët që po ndikojnë në kthimin e vëmendjes së blerjeve nga riviera? Drejtuesit e agjencive imobiliare shprehen se kjo kushtëzohet nga tre faktorë:

  • Përmirësimi i infrastrukturës- zonave
  • Pastërtia e plazhit dhe natyra piktoreske
  • Vëmendja që politika po i kushton zonës jugore

Pavarësisht se interesi i turistëve është fokusuar në jug, nuk mbeten pa interes zonat e Durrësit, Velipojës, Shëngjinit dhe Lezhës. Për këto zona çmimet variojnë nga 500 euro m2-900 euro m2. Interes për një banesë në këto zona shfaqet nga shtetasit e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Në këtë pjesë të bregdetit kërkohen shtëpi nga 40m2-50m2 dhe kryesisht për një çmim të arsyeshëm nga 40 mijë -50 mijë euro.  Kohët e fundit interes blerjesh ka patur edhe në Zonën e Gjirit të Lalëzit, ku çmimi për metër katror shkon deri në 1300 euro.

Lexo:  Rritet rreth 15% kërkesa për pasuri të paluajtshme, rritet edhe çmimi

Përfaqësuesuesi i Century 21 Shpend Gashi, shprehet se “Shqipëria nuk ka një treg aq dinamik sa çmimet të ndryshojnë në vlera të ndjeshme nga viti në vit, sidomos kur nuk ka ndryshime të theksuara në infrastrukturë”.

Ndërkohë agjentë të Remax thonë se, “Këtë vit nuk pritet të ketë rritje çmimesh dhe kjo për shkak edhe të paqëndrueshmërisë politike, e cila ka shtyrë vendimin e disa blerësve në një moment të dytë”.

Për turistët e huaj, nga zyrat e Tirana Real Easte thonë se: “Turistët mbeten shumë të kënaqur nga bregdeti ynë dhe çmimet që ofrojnë ndërtuesit apo dhe pronarët aktualë, rrit interesin e tyre për të investuar në pasuri të patundshme”.

“Pamja piktoreske e jugut veçanërisht ajo e Sarandës dhe Vlorës, ka tërhequr shumë çekët, kroatët, kryesisht lindorët për të investuar në këto zona”,- thotë Devis Duka nga Future Home.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0