Trenat e parë me bateri kanë mbërritur në Evropë

Trenat e parë me bateri kanë mbërritur në Evropë

Ndërsa bota e aviacionit i shikon avionët me bateri si një zgjidhje afatgjatë për të ndihmuar qëndrueshmërinë, sektori hekurudhor ka punuar në heshtje për një alternativë më të shpejtë. Në Evropë sapo kanë hyrë trenat e parë me bateri.

Një flotë prej 20 trenash Hitachi Masaccio po qarkullon tani në Itali, ku ata njihen si “Blue”. Është faza e parë e një projekti prej 1.23 miliardë eurosh, i cili do të shtojë 135 trena me bateri në rrjetin e operatorit kombëtar Trenitalia, që qarkullojnë në Kalabria, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Toskana dhe ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës.

Në Kalabri, trenat qarkullojnë në bregun e Jonit, ndërsa rrugët siciliane përfshijnë Messina në Palermo dhe Messina-Catania-Syracuse. Trenat janë me tre dhe katër vagonë, me 300 vende, punojnë me bateri, energji elektrike dhe naftë. “Është hera e parë që bateritë përdoren si burimi kryesor i energjisë në një flotë trenash për përdorim komercial në Evropë,” tha Trenitalia në një deklaratë.

Lexo:Mbretëria e Bashkuar pranon ti bashkohet klubit tregtar të Azisë, por çfarë është ai?

Flota – e bërë me 93% materiale të riciklueshme – do të ulë emetimet e karbonit dhe konsumin e karburantit me 50% kundrejt trenave me naftë, tha Hitachi në një deklaratë. Dhe duke punuar me bateri nëpër zonat urbane, ato gjithashtu mund të eliminojnë emetimet dhe të zvogëlojnë ndotjen akustike.

Trenat kanë një distancë të shkurtër deri në 15 kilometra (rreth 10 milje) vetëm me bateri, por mund të rikarikohen ndërsa shkojnë, duke përdorur pantografin (aparati në krye të trenit që e lidh atë me një linjë elektrike) ose duke frenuar, do të thotë se mund të rimbushet disa herë gjatë një udhëtimi. Shpejtësia maksimale është 160 km/h (100 mph).

Rrjeti hekurudhor i Evropës po zgjerohet gjithnjë, por gati gjysma – 40% – e linjave të kontinentit nuk janë ende të elektrizuara, dhe më shumë se gjysma e trenave furnizohen vetëm me naftë, sipas Hitachi.

Trenat e rinj të Spanjës me shpejtësi të lartë e bëjnë atë kryeqytetin hekurudhor të Evropës. Modeli tjetër i Masaccio pritet pas dy vitesh. Parashikohet të funksionojë vetëm me bateri, me një distancë udhëtimi mbi 100 kilometra (62 milje). Hitachi gjithashtu planifikon të rinovojë trenat që sapo kanë debutuar.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0