Tregtia online në Shqipëri: Një analizë e profileve në Google My Business - Business Magazine Albania

Tregtia online në Shqipëri: Një analizë e profileve në Google My Business

Nga Wolf&shark

Platformat në internet luajnë një rol kryesor në promovimin dhe rritjen e bizneseve. Në këtë kontekst, Google My Business, tani e njohur si Profili i Biznesit ose Google Business Profile, paraqet një mjet të rëndësishëm për bizneset shqiptare që dëshirojnë të rrisin prezencën e tyre në internet dhe të ndërveprojnë me klientët potencialë. Për të kuptuar më mirë situatën aktuale dhe tendencat emergjente, kemi kryer një analizë të detajuar të numrit total të profileve “Google Business Profile” në Shqipëri dhe të informacioneve të ndryshme të lidhura me to. Është marrë në analizë edhe sektori i E-commerce bashkë me  AECA – Albanian Ecommerce Association që i ka mbështetur në këtë studim.

Statistikat dhe të Dhënat Google Business Profile në Shqipëri

  • Numri total i Profileve të Biznesit në Shqipëri është 94,577
  • Vetëm 932 prej këtyre profileve kanë një faqe interneti të lidhur, ndërsa 114 prej tyre janë e-commerce dhe të tjerat janë faqe interneti të bizneseve.
  • Nga 94,577 profilet, 1,397 kanë lidhur një link social, nga të cilat 1337 kanë një lidhje me një profil Instagram dhe 60 kanë një lidhje me një profil Facebook.
  • Nga data 1 mars 2024, Google ka ndaluar të ofrojë falas websitet e Biznesit, të cilat ishin të lidhura me 870 prej profileve të totalit që tashmë janë pa një website.
  • Rreth 200 profile janë të ndërtuara në platforma falas si WordPress, Wix, Weebly dhe Blogspot.
  • Në 114 e-commerce, rreth 15% kanë një katalog pa çmim, ndërsa disa prej tyre shfaqin çmimet në Lek dhe të tjerë vetëm në Euro.

Analiza e të dhënave zbulon disa tendenca interesante në peizazhin e bizneseve fizikë me nje profil online në Shqipëri. Përqindja e ulët e profileve me një faqe interneti të lidhur sugjeron se shumë biznese mund të mos po përfitojnë plotësisht nga mundësitë e ofruara nga interneti. Gjithashtu, varësia e tepërt nga profili Instagram krahasuar me Facebook mund të tregojë një preferencë për platformat vizuale në fushën e promovimit online. Vendimi i Google për të ndaluar faqet e Biznesit të lira do të ketë një ndikim të rëndësishëm në strategjitë e marketingut dixhital të bizneseve lokale, që tani mund të duhet të kërkojnë zgjidhje alternative.

Lexo edhe: Një vështrim për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri

Analiza e profileve të Biznesit në Shqipëri ofron informacion të çmuar mbi gjendjen aktuale të tregtisë online në vend. Këto të dhëna mund të jenë të dobishme për bizneset që dëshirojnë të optimizojnë prezencën e tyre në internet dhe të përshtaten me strategjitë e tyre të marketingut me tendencat emergjente. Përshtatja në bazë të këtyre tendencave do të jetë thelbësore për të mbetur konkurrues në një mjedis digjital në vazhdimësi në ndryshim.

Kjo pasqyrë e situatës aktuale po ta vendosim nga një këndveshtrim i kompanive të vogla e të mesme në Shqipëri në krahasim me shtete të tjera në Bashkimin Europian është edhe për shkak sepse mungojnë ndihmat ekonomike për dixhitalizimin e kompanive nga Fonde shtetërore, europiane apo botërore. Le të marrim si shembull Italinë që cdo muaj ka fonde për dixhitalizimin e kompanive duke mbuluar nga 20% -60% të shumave që kompanitë paguajnë pë dixhitalizim. Gjithashtu i jepet përparësi në fonde edhe kompanive që janë krijuar nga gra. Shpresojmë në një të ardhme të shpejtë që edhe në Shqipëri, shteti në bashkpunim me organizatat e fondet botërore të krijojnë një aleancë për të ndihmuar bizneset shqiptare.

wolf&shark

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0