Tregtia elektronike do të kenë një plan të posaçëm veprimi nga qeveria shqiptare. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Arjana Dyrmishi, Kryetarja e Grupit të Punës, e caktuar nga Kryeministri prezantoi objektivat. Instant Payment është një instrument që pritet të përdoret gjerësisht për pagesat elektronike, Për këtë pati prezantime nga SWIFT. Diskutimet vijojnë të lidhen me krijimin e infrastrukturës së nevojshme.
Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Luljeta Minxhozi, tha gjatë fjalës së saj se nevojitet zbatimit në praktikë i ligjit “Për shërbimet e pagesave”, si një nga masat dhe arritjet kryesore të strategjisë. Sipas saj, nevojitet krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturave, si Instant Payment dhe procesimit të kartave, si dhe promovimi i edukimit financiar.
Banka e Shqipërisë vëren se në mbledhje u diskutua edhe për masat e ndërmarra për përballimin e kufizimeve në lëvizje, të cilat në mënyrë të tërthortë mbështetën edhe promovuan përdorimin e pagesave elektronike në ekonominë shqiptare.
Në këtë periudhë, nismat e ndërmarra nga AKSHI marrin një rëndësi të vecantë dhe rreth problematikave të hasura, foli zj. Nevila Repishti, Drejtoreshë e Portalit Qeveritar e-Albania. Ajo informoi pjesëmarrësit për masat e marra drejt dixhitalizimit të shërbimeve të qeverisë me fokus pagesat, si dhe nevojat për bashkëpunim të mëtejshëm me bankat.
Lexo: Sejko: ekonomia e vendit drejt normalitetit në vitin 2021
Lidhur me kostot e pagesave me karta, përfaqësuesit e PAYLINK folën rreth përfitueshmërisë që mund të ketë tregu shqiptar nga ekzistenca e një infrastrukture që proceson pagesat me kartë, brenda vendit.
Për rritjen e mundësisë së transaksioneve, edukimit financiar dhe pagesat me kartë, u propozua ngritja e disa grupeve të punës për orientimin konkret të çështjeve.