Tregtarët kinezë refuzojnë paratë, vetëm pagesa nga celulari dhe online

Tregtarët kinezë refuzojnë paratë, vetëm pagesa nga celulari dhe online


Pagesat online në Kinë kanë dëmtuar menjëherë monedhën vendase, si pasojë e tregtarëve që refuzojnë pagesat me anë të parave dhe monedhave. Banka Kombëtare e Kinës (People’s Bank) ndërkohë po përpiqet të ndalojë dominuesit e tregut në këtë fushë, Ant Financial dhe Tencent.

Vlera e pagesave përmes telefonit në Kinë ka arritur 120tn Rmb (17 trilionë $) në vitin 2017, e këtë vit vetëm 59 trilionë Rmb, sipas iResearch. Alibaba, Alipay i Ant Financial dhe WeChat Pay i Tencent e dominojnë këtë sektor.

Në vitin 2018 një fushatë kombëtare nga Banka e Kinës identifikoi 602 raste të refuzimit të parave të jashtëligjshme, 558 prej të cilave janë zgjidhur me ndihmën e policisë.

Në korrik, Banka e Kinës u ndje e detyruar të lëshojë një njoftim zyrtar që sqaron se paratë vendase janë një tender ligjor në Kinë dhe se refuzimi i tyre është i paligjshëm.

“Vitet e fundit, ka patur probleme me qarkullimin e monedhës vendase, dhe reagimi i njerëzve ka qenë intensiv,” ka thënë Banka gjatë një deklarate.

“Konsumatorëve në zonat turistike, restorantet dhe dyqanet e veshjeve u janë refuzuar pagesat me anë të parave, duke dëmtuar kështu statusin ligjor të yuanit dhe të drejtën e konsumatorit për të zgjedhur mënyrën e pagesës.”

/FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0