Trego historinë tënde në 6 fjalë!

Trego historinë tënde në 6 fjalë!


Ne e dimë se këshillat më të cmueshme mund të vijnë nga burimet më të pazakonta ose në një formë të papritur. Larry Smith është themeluesi i SMITH Magazine dhe Six-Word Memoir® project, i cili u kërkon njerëzve të ndajnë historinë e tyre me vetëm 6 fjalë. Duke e çuar konceptin një hap më tutje, shkrimtari dhe spikeri Smith kohët e fundit ka publikuar librin e tij më të fundit të titulluar The Best Advice in Six Words: Writers Famous and Obscure on Love, Sex, Money, Friendship, Family, Work, and Much More, i cili sjell pikëpamje nga liderat e teknologjisë, të biznesit, argëtimit, politikës dhe nga ata që duan të ndajnë motot goditëse të jetës së tyre. Smith është i martuar me Piper Kerman, historia e së cilës frymëzoi serialin Orange is the New BlackNetflix.

“Historitë e mira i mundin gjithmonë spreadsheet*.

Chris Saccatrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Chris Sacca është një sipërmarrës, këshillues startupesh dhe investitor. Fondi i tij, Lowercase Capital ka investuar në emra të mëdhenj si Kickstarter, Twitter dhe Uber. Para lançimit të fondit, ai ka punuar si avokat, si këshillues i telekomunikacioneve, mediave dhe teknologjisë për fushatën e vitit 2008 të Presidentit Obama dhe ka qenë Drejtori i Inicicativave Speciale të Google.

 

“Njerëzit vijnë të parët, pastaj paratë, pastaj gjërat.”

Suze Orman

trego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Suze Orman është një eksperte e financave personale, dhe fituese e çmimit Emmy për programin e saj në CNBC, Suze Orman Show, një autore bestseller e New York Times dhe një folëse motivuese. Para suksesit të saj me ndarjen e këndvështrimeve rreth menaxhimit të parave, Orman e filloi karrierën e saj si kamariere, më pas si një ekzekutive llogaritare te Merril Lynch, pas kësaj si zëvendës presidente te Prudential Bache Securities dhe më vonë si themeluese e Suze Orman Financial Group.

 

“Veproni, mos ëndërroni.”

Shonda Rhimestrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Shonda Rhimes është një shkrimtare dhe autore e Year of Yes. Rhimes është krijuesja e Grey’s Anatomy dhe Scandal dhe kompania e saj e prodhimit Shondaland aktualisht transmeton 3 shfaqje, duke përfshirë edhe How to Get Away With Murder, që i shtohet Grey’s Anatomy dhe Scandal. Kompania ka edhe seriale të tjera në zhvillim e sipër.

 

“Ndaj historinë tënde, ndrysho botën.”

George Takeitrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

George Takei është një aktor, drejtor, autor dhe aktivist i LGBT. I njohur për rolet e tij të ndryshëm, përfshirë Hikaru Sulu në origjinalen Star Trek, performuesi simpatik për audiencën është momentalisht duke performuar në Allegiance, një mjuzikëll i Broadway bazuar në eksperiencat e tij dhe të familjes së tij në një kamp japonez internimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Takei ka qenë subjekt i një dokumentari, To Be Takei, dhe ka 1.77 milionë ndjekës në Twitter.

 

“Ti: mesatare e 5 miqve më të ngushtë.”

Tim Ferrisstrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Tim Ferriss është një bloger, autor bestseller i New York Times, spiker dhe investitor, i cili ka mbështetur kompani si Facebook, Twitter dhe TaskRabbit dhe ka këshilluar të tjerë si Uber dhe Evernote. Ferris është autor i populloreve “The 4-Hour Workweek,” “The 4-Hour Chef,” and “The 4-Hour Body.”

 

“Besojini vetes suaj, jepini trajtë vetes.”

Sara Blakelytrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Sara Blakely është themeluesja miliardere e Spanx, perandorisë 15 vjeçare të veshjeve të brendshme për dhënien formë të linjave të femrave e bazuar në Atlanta. Blakely, e cila nuk kishte ndonjë eksperiencë të mëparshme në fushën e tregtisë para se të lançonte kompaninë e saj me 5,000$, dështoi LSAT (Law School Admission Council), duke punuar si Chipmunk (ketër) në Disney World dhe duke shkuar derë më derë për të shitur pajisje faksi. Një “votë konfidence” e Oprah Winfrey për të e bëri që të arrijë suksesin në modë.

 

“Hidhu nga kodrat. Vendos kapelë, buzëkuq.”

Tiffany Shlaintrego-historinë-tënde-në-6-fjalë-businessmag

Tiffany Shlain është një spikere, autore, prodhuese e filamve që kanë fituaçmime de themeluese e Webby Awards. Ajo ka lançuar një film në studio të quajtur Moxie Institute dhe një film jo-fitimprurës të quajtur Let it Ripple: Mobile Films for Global Change.

*spreadsheet-faqe pune si Excel

/Shkruar nga Nina Zipkin, reportere e stafit të Entrepreneur. Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0