Tregjet e nisin vitin me rritje rekord. Apple arrin vlerën 3 trilion dollarë, e para kompani në histori - Business Magazine Albania

Tregjet e nisin vitin me rritje rekord. Apple arrin vlerën 3 trilion dollarë, e para kompani në histori

Aksionet globale filluan vitin 2022 në një mënyrë rritëse, me bursat kryesore që shënuan rekorde dhe vlerësimi i Apple për pak kohë arriti në 3 trilion dollarë ndërsa investitorët monitorojnë pandeminë Covid-19 dhe vendimet e afërta në lidhje me normat e interesit nga banka qendrore.

Indeksi CAC 40 në Paris e nisi vrullin me rekorde të reja brenda ditës dhe mbyllje, ndërsa DAX i Frankfurtit u rrit 0.9 për qind në tregtimin gjqtë pushimeve të fundvitit. Londra dhe Tokio ishin ndër tregjet globale që u mbyllën për festa.

Në Ëall Street, si Doë ashtu edhe S&P 500 përfunduan me rekorde ndërsa indekset u rritën.

Apple u ngjit shkurtimisht në 3 trilion dollarë në vlerë, duke u bërë kompania e parë amerikane që arrin këtë pikë referimi. Vlerësimi i gjigantit të teknologjisë më vonë u tërhoq, megjithëse çmimi i aksionit të tij ishte 2.5 për qind më i lartë në mbyllje.

Lexo edhe: Anglia “shokon” tregjet. Banka Qëndrore miraton rritjen e normave të interesit, çfarë i pret konsumatorët

“Mirë se erdhe në vitin 2022, i cili duket si viti 2021 deri më tani për tregun e aksioneve,” tha analisti i tregut Patrick O’Hare në Briefing.com. Tregu “duket sikur do të vazhdojë të ecë në shina me ndihmën e prurjeve të reja që shihen zakonisht në ditën e parë të tregtimit të një muaji të ri,” shtoi ai.

Pikat historike të së hënës vijnë pas një serie maksimumi të të gjitha kohërave në dhjetor, ndërsa tregjet vazhdojnë të vënë bast se rritja e fundit e rasteve me Covid-19 nuk do të prishë rritjen ekonomike.

Komentet nga ekspertët e shëndetit që karakterizojnë variantin Omicron si më pak vdekjeprurës se variantet e mëparshme Covid-19 kanë nxitur tregjet.

Një pikëpyetje më e madhe është ndryshimi në politikën monetare, me investitorët që tani vënë bast se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit më vonë këtë vit.

AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0