Tregjet e aksioneve amerikane drejt rënies. Miliarda dollarë fshihen nga tregu, shkak normat e interesit - Business Magazine Albania

Tregjet e aksioneve amerikane drejt rënies. Miliarda dollarë fshihen nga tregu, shkak normat e interesit

Tregjet e aksioneve në SHBA u pësuan rënie të hënën, në fillimjave, mes shqetësimeve se banka qendrore e vendit do të vazhdojë me rritje të mëtejshme të normave të interesit.

Jerome Powell, kryetar i Rezervës Federale, tha se rritjet do të vazhdojnë në një përpjekje për të frenuar shkallën e rritjes së çmimeve.

Indekset Doë Jones, Nasdaq dhe S&P 500 ranë të gjithë me 3% në fillim të tregtimit.

Inflacioni në SHBA është aktualisht në nivelin më të lartë për katër dekada dhe ekonomia amerikane është tkurrur për dy tremujorë radhazi.

Ky moment historik në shumë vende do të konsiderohej një recesion ekonomik, por ai nuk klasifikohet si i tillë në SHBA, i cili përdor të dhëna shtesë për të dalë në atë konkluzion.

Rënia e së hënës reflekton komentet e guvernatorit Poëell në një mbledhje të bankierëve qendrorë në Simpoziumin Ekonomik Jackson Hole në Wyoming ku tha se Fed i SHBA do të vepronte “me forcë” për të kontrolluar inflacionin edhe pse kjo do të rezultonte në “disa dhimbje” për familjet dhe bizneset.

Ai tha: “Rivendosja e stabilitetit të çmimeve do të marrë pak kohë dhe kërkon përdorimin e mjeteve tona me forcë për të sjellë kërkesën dhe ofertën në ekuilibër më të mirë./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0