Prej 15 qershorit do të rinisë aktivitetin transporti publik në vend. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.
Bëhet e ditur se do të punohet me 70% të kapacitetit dhe qytetarët duhet të pajisjen me maska. E rëndësishme mbetet edhe ruajtja e distancës sociale.
Për transportin publik pritet të ketë një protokoll të posaçëm nga Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.