Transformimi i ndërtesave në ekosisteme inteligjente dhe të pavarura energjikisht - Business Magazine Albania

Transformimi i ndërtesave në ekosisteme inteligjente dhe të pavarura energjikisht

Transformimi i ndërtesave në ekosisteme inteligjente dhe të pavarura energjikisht

Nga Iceberg Exhibitions: Në një kohë kur eficienca energjetike dhe teknologjitë smart po riformësojnë industrinë globale të ndërtimit, Klimateknika qëndron në pararojë të inovacionit në tregun shqiptar të sistemeve HVAC. Nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me Midea Building Technologies, kompania po sjell zgjidhje të integruara që ndërthurin komoditetin, inteligjencën dhe qëndrueshmërinë, duke vendosur standarde të reja për ndërtesat me performancë të lartë.

Në prag të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2025), biseduam me Petrit Pajan, CEO i Klimateknika, për të kuptuar më thellë vizionin e kompanisë në transformimin e ndërtesave në qendra të menaxhuara në mënyrë inteligjente, të qëndrueshme dhe të pavarura energjikisht, si dhe për rolin që panaire të tilla luajnë në bashkimin e ekspertizës, inovacionit dhe investimeve që po formësojnë ekonominë e gjelbër të së ardhmes.

Cili është vizioni i Klimateknika në kuadër të sistemeve HVAC me efikasitet të lartë, teknologjisë së baterive dhe zgjidhjeve smart në industrinë e ndërtimit?

Vizioni ynë është të transformojmë ndërtesat në Shqipëri nga konsumatorë pasivë në qendra inteligjente dhe të vetëqëndrueshme energjie.

Lexo edhe: Identiteti digjital, Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të 2026-ës, jemi një vit para BE-së

Ne e realizojmë këtë përmes tre shtyllave kryesore:

  • Efikasitet Maksimal & Zgjidhje e Plotë (One-Stop Solution)

Duke sjellë gjeneratën më të avancuar të sistemeve VRF, pompave të nxehtësisë dhe sistemet chiller, ne minimizojmë konsumin e energjisë dhe garantojmë komoditet maksimal. Klientët përfitojnë një sistem plotësisht të integruar për ngrohje, ftohje dhe menaxhim energjie nga projektimi deri te mirëmbajtja.

  • Digjitalizimi

Zbatojmë Sistemet e Menaxhimit të Ndërtesave (BMS) të MBT, të cilat koordinojnë çdo pajisje në kohë reale, duke optimizuar performancën dhe konsumin energjetik.

  • Qëndrueshmëria Energjetike

Ofrimi i teknologjive të ruajtjes së energjisë me bateri na mundëson të integrojmë burimet e rinovueshme, duke e kthyer çdo ndërtesë në një pjesë aktive të ekonomisë së gjelbër.

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?

Pjesëmarrja jonë si partner kryesor në këtë panair është një investim strategjik dhe një dëshmi e besimit tonë në potencialin e tregut shqiptar drejt tranzicionit energjetik.

Ky panair bashkon audiencën e duhur si zhvillues, investitorë dhe inxhinierë në momentin e duhur. Është platforma ideale për të ndarë vizionin tonë global mbi efikasitetin dhe zgjidhjet smart, duke i mundësuar Klimateknikës të kontribuojë në përcaktimin e standardeve të reja të industrisë, në përputhje me normat më të avancuara evropiane.

Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të prezantoni dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?

Në edicionin e këtij viti të Panairit të Energjisë, Midea Building Tech do të prezantojë një portofol të plotë zgjidhjesh profesionale, të dedikuara për sektorin komercial, industrial dhe rezidencat me kërkesa të larta teknike. Produktet tona adresojnë sfida thelbësore të tregut lokal dhe rajonal, si efikasiteti energjetik, optimizimi i kostove operacionale dhe tranzicioni drejt teknologjive të gjelbra.

Produktet që do të prezantohen përfshijnë:

  • VRF V8 Series

Zgjidhje modulare për ndërtesa të mëdha (hotele, zyra, rezidenca luksoze) me kontroll individual të zonave, funksionim të qëndrueshëm në kushte ekstreme dhe efikasitet të lartë sezonal.

  • Mars Series & Mars Series Large (Chiller & Heat Pump Systems)

Sisteme hidrike për projekte të shkallës së gjerë, me kombinim për ngrohje, ftohje dhe ujë sanitar, të përshtatshme për spitale, universitete dhe komplekse multifunksionale.

  • M-Thermal Heat Pump (R290)

Zgjidhje 3-në-1 për ngrohje, ftohje dhe ujë sanitar në ndërtesa rezidenciale dhe komerciale, me ftohës natyror R290 dhe rendiment maksimal sezonal.

  • ESG-Inv M Series – Pool Heat Pump

Teknologji profesionale për pishina e cila garanton kursim të lartë energjie dhe kontroll konstant të temperaturës gjatë gjithë vitit.

  • Atom T Mini VRF

Sistem kompakt për ndërtesa të mesme si klinika, vila dhe zyra 3 – 4 katëshe, duke kombinuar fleksibilitetin e VRF me dimensione të reduktuara për instalim urban.

  • MHelios – Platformë Inteligjente për Menaxhimin e Energjisë dhe Ndërtesave

Platformë BMS/EMS e Midea-s që mundëson monitorim në kohë reale, optimizim energjie dhe kontroll qendror të sistemeve HVAC duke reduktuar kostot operative.

  • Linvol Elevators (Midea Group)

Zgjidhje vertikale për ndërtesa rezidenciale, hotele dhe objekte publike, me fokus në siguri, personalizim dhe integrim arkitekturor modern.

Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale për ndërtimin e partneriteteve të reja dhe ndikimin në zhvillimin e tregut?

Panairet sektoriale nuk janë thjesht ekspozita; ato janë piketat kryesore për rritjen dhe edukimin e tregut.

Rëndësia e tyre për Klimateknika matet në dy dimensione kryesore:

  • Themelimi i Partneriteteve

Këto evente ofrojnë mundësi të pakthyeshme për të krijuar marrëdhënie me investitorë, inxhinierë, zhvillues të pasurive të paluajtshme dhe instalues. Këtu ne forcojmë rrjetin tonë, duke siguruar që teknologjia globale e MBT të aplikohet me profesionalizëm në projekte reale.

  • Ndikimi dhe Edukimi i Tregut

Duke demonstruar avantazhet e teknologjive të gjelbra, ne kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kërkesës për zgjidhje me cilësi më të lartë. Ky ndikim ndihmon industrinë dhe institucionet të adoptojnë standarde më eficente, duke nxitur zhvillimin e një ekonomie ndërtimi më të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0