Trajnimi multidimensional për Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Trajnimi multidimensional për Ekspert Imobiliar dhe E-Pronat


Trajnimi multidimensional tre mujor për Ekspert Imobiliar & E-Pronat fillon në 11 Prill 2020 dhe mbaron në 4 Korrik 2020.

Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara. Trajnimi do të zhvillohet tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel. Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane. Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e shtunë dhe atë të dielë ora 10:00 -12:00.

Pas trajnimit studentët do të pajisen me çertifikatë.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

  1. Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
  2. Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
  3. Vlerësimi i pasurive të patundshme
  4.  Regjistrimi i pasurive të patundshme
  5. Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
  6. Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
  7. Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
  8. Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
  9. Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.

Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale  në tregun e pasurive të patundshme.

  • Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
  • Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
  • Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
  • Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
  • Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
  • Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave

Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

Nëse studentët nuk do të jenë ditën e caktuar në leksion, ata do të kenë mundësinë t’a ndjekin online trajnimin .

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Tarifa e plotë: Pagesa është 399 euro. Kjo shumë nëse paguhet menjëherë është 350 euro. Pagesa realizohet më këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro. Regjistrimi është 100 euro, tarifë kjo e cila përfshihet në çmimin real. Për më shumë info kontaktoni në adresat dhe numrin e mëposhtëm:

Faqen zyrtare në Facebook

Email: info@academyentrepreneurship.com

Website: www.academyentrepreneurship.com

Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0