Në trajnim mund të marrin pjesë:
– specialistë të Burimeve Njerëzore,
– specialistë të njësive të veçanta të BNJ,
– menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm.
Temat që do të trajtohen janë si më poshtë:
• Roli dhe Rëndësia e Burimeve Njerëzore
• Praktikat e Burimeve Njerëzore
• Planifikimi i Burimeve Njerëzore (Objektivat)
• Rekrutimi / Punësimi i punonjësve të rinj
• Administrimi (Dosjet, Lejet, Kontratat, Pushimet)
• Trajnimi dhe Zhvillimi i punonjësve
• Menaxhimi i Sistemit të Performancës
• Kompensimi / Sistemi i pagave dhe benefitet
• Politikat dhe procedurat e BNJ
BIO e Trajnuesit
Eksperte në BNJ në organizata e misione të ndryshme ndërkombëtare. Që prej 9 vitesh është përqëndruar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke fituar përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare duke punuar si me biznese vendase, ndërkombëtare dhe me NGO. Prej gati disa vitesh si Menaxhere e Burimeve Njerëzore për një nga kompanitë prodhuese më të mëdhaja në Shqipëri si dhe trajnuese në BNJ në projekte të EU për SME-te.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Ky modul do të ndiqet dhe nga 4 modulet e tjera përkatësisht:
1. Rekrutimi dhe Intervistimi,
2. Trajnimi dhe Zhvillimi,
3. Performanca,
4. Kompensimi dhe Benefitet
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem kontaktoni në adresën e-mailit: eljana.mete@duapune.com duke na dërguar një email “Konfirmim pjesëmarrjeje” si dhe në numrat e tel. 069 20 31 581/2.
Pagesa do të kryhet pranë zyrave tona DM Consulting Services duke nisur nga data 20 tetor deri në datën 14 nëntor 2016 (orari zyrtar 09-18.00) Rr. “Luigj Gurakuqi”, Pll. 4, shk.1, ap.7, përballë Neptun tek Pazari i Ri, Tiranë
Kohëzgjatja: 8 orë (10.00 – 18.00)
Çmimi 9000 Lekë (TVSH e pa përfshirë)
Data e Trajnimit 19 Nëntor 2016
Dita: E shtunë
Vendodhja: Salla e Trajnimit “Hotel de Paris” në Bllok, Tiranë
Burimi: blog.duapune.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto