Trajnim: "Të drejtosh dhe menaxhosh suksesshëm një biznes"

Trajnim: “Të drejtosh dhe menaxhosh suksesshëm një biznes”


Të drejtosh dhe menaxhosh në kushtet e tregut në Shqipëri është një sfidë dhe një sprovë e madhe. Në vazhdën e vështirësive dhe problematikave shumë menaxherë dhe drejtues kompanish e gjejnë veten në vështirësi reale, për efekt të të qenit besnik të formave tradicionale të punës. 

Në fakt, modelet strategjike inteligjente dhe të sofistikuara të të menaxhuarit po zëvëndësojnë lodhjen fizike aktuale të menaxhimit dhe drejtimit tradicional të menaxherëve dhe drejtuesve, sidomos drejt standartizimit dhe konsolidimit të strukturave të funksionimit të brendshëm të kompanive, stabilizimin dhe mirëkonceptimin e proceseve të punës dhe ndarjes së tyre, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e klientëve, ndërtimin dhe konceptimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit, etj.

Në këtë plan ky trajnim synon të pajisë dhe pasurojë njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve me koncepte, modele, raste, teknika dhe strategji sipas sektorëve të ndryshëm se si të përmirësojnë drejtimin dhe menaxhimin e biznesit nëpërmjet sugjerimit profesional dhe konkret real të trajnerit në përputhje me tregun shqiptar dhe mentalitetin në funksionimin e sektorëve të ndryshëm.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë vlerësimi.

Orari: E shtunë 09.03.2019 ora 14:00

Vendi i zhvillimit: IRISOFT EDUCATION Rr Muhamet Gjollesha tek Kryqëzimi i Inxhinierisë së Ndërtimit

*Për informacion të detajuar rreth trajnimit mund të kontaktoni në: info@irisoft.al dhe cel: 0672888893 ose 0697087558

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0