Trajnim: Strategjitë për një konsulent imobiliar të suksesshëm
Përditësuar së fundmi: 04/10/2019

Trajnim: Strategjitë për një konsulent imobiliar të suksesshëm

Share
nga Ornela Trupja
Tet 04, 2019

 

Shkolla e Suksesit – 2 vjet shkollim koncentruar në 4 javë trajnim

  • Kohëzgjatja e Trajnimit: 1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë, të Martën dhe të Enjten, ora 18:00-20:00)
  • Vendodhja: Tek ETC (European Trade Center), pas Piramidës.
  • Tarifa e Trajnimit 199 Euro, nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.

Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.
Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në [email protected] ose [email protected], ose mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Përshkrimi i Trajnimit

Objektivi:

  • Të krijojmë të gjitha kushtet dhe të japim të gjithë informacionin e duhur praktik, teorik, financiar, ligjor me orientim të theksuar nga marketingu dhe shitjet, të cilat do të jenë shtyllat e duhura për të ndërtuar një karierë, apo sipërmarrje të suksesshme.
  • Literatura e përditësuar dhe përshtatur për stadin imobiliar të zhvillimit të Shqipërisë dhe praktikat e sotme perëndimore sidomos ato amerikane, do të jenë fokusi bazë i trajnimit.
  • Ndryshimi i mentalitetit, zhvillimi i një mentaliteti fitues, përshtatja e tij me sfidat e reja të ekonomisë së dijes.
  • Profesioni agjentit imobiliar, është jo vetëm një nga profesionet më fitimprurës, por edhe një profesion me të ardhme të sigurt.
  • Nje agjenti imobiliar i duhen më pak vite se një doktor apo avokat, për të arritur një fitim të njëjtë me ata.
  • Trajnimi do të përshkruajë nga ana teorike dhe praktike të gjithë rrugën që do të ndjekë një imobiliar : Agjent – Konsulent – Team leader – Broker – Investitor.

Çdo njëri nga ju do mund të dhjetëfishojë pritshmëritë e tij!

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

  • Personat që kanë dëshirë të bëhen konsulent imobiliar
  • Për të gjithë ata që duan të ndërrojnë profesionin dhe të bëhen ndërmjetës i pasurive të paluajtëshme
  • Për menaxherët dhe drejtuesit Agjensive Imobiliare
  • Studentët e Masterit dhe ata që kanë mbaruar Masterin.

Temat e Trajnimit:

Tema 1: Rëndësia dhe vlera e pronës. Si përcaktohet vlera e pronës. Pse duhet një klient , të kyejë takim me një konsulent imobiliar?
Shtëpia ideale, çfarë kushtesh duhet të plotësojë ajo, për t’u quajtur e tillë . Cilat janë hapat që duhet të ndjekë një agjent imobiliar për t’u bërë i sukssesshëm.

Tema 2: Dokumentacioni i pronësisë , çetifikata, kartela e pasurisë, harta treguese. Cili është roli i secilës prej dokumentave. Pse çertifikata e pronësisë jepet vetëm një herë dhe ku ndryshon ajo me vërtetimin e pronësisë . Rëndësia e kartelës së pasurisë, në përcaktimin e statusit të pronës. Harta treguese dhe rëndësia që ka ajo në përcaktimin e saktë të vendodhjes së pronës.

Tema 3: Sjellja e rasteve të shumta të trajtimit të problematikave shumë të vështira të mardhënieve të pronave në vendin tonë .

  • Si të veprojmë në një situatë , ku marrin pjesë si palë një kontratë bashkëpunimi që ka në themel mardhënien pronësore.
  • Si të orientohemi saktë dhe të sigurtë, në një mardhënie të vështirë pronësie.
  • Si të vendosim objektiva të vështirë për tu arritur, por smart për sa i përket rritjes personale dhe rritjes së të ardhurave.

Tema 4: Si bëhet vlerësimi i një prone. Cilat janë shkaktarët e amortizimit dhe si llogariten ato në një pronë. Si ta bëjmë vlerësimin e pronave në rastet kur jemi në kushtet e një kleringu të pastër. Si varion vlera e pronës nën ndikimin e viteve, projektit dhe mënyrës së të ndëruarit. Si bëhet    vlerësimi për një apartament të ri, të vjetër dhe shumë të vjetër.

Tema 5: Tre L-të e Real Estale ; 1 – Listings, 2 – Leads, 3 – Leverage .
Cilat janë hapat që duhet të ndjekë një agjent imobiliar, që të bëhet i suksesshëm.
Tendencat e çmimeve të pronave në Shqipëri. Si janë tendencat në vendin tonë, krahasuar me tregun imobiliar të fqinjëve tanë, por edhe atyre rajonal. Rëndësia e motivimit, për t’u bërë një konsulent i suksesshëm. Bazat e marketingut dhe të shitjes.

Tema 6: Marketigu dhe fuqia e tij në tregun e pronave. Si të ngrejmë dhe të ecim në një infrastrukturë fituese marketingu. Orientimi drejt klientëve të duhur. Cilat janë hapat që ndjekim për të fituar klientin e përhershëm. Si të financojmë dhe të investojmë në tregun e pronave edhe duke mos pasur një kapital të mjaftueshëm. Cilat janë tregjet e biznesit imobiliar.

Metodologjia:

Do sillen të gjitha praktikat më të mira perëndimore, sidomos ato amerikane, do të trajtohen të gjitha rrugët që ndiqen sot në tregun imobiliar, duke ecur në shtigjet e marketingut dhe inovacionit.
Si realizohet gërshetimi i praktikave më të mira, teorive të fundit dhe energjisë së duhur që prodhohet vetëm nga motorri i motivimit..

Temat do të jenë interaktive dhe do ti jepet mundësia të gjithë të trajnuarve që jo vetëm të pyesin, por edhe të marrin pjesë në situata të krijuara artificialisht, për të iniciuar zgjidhjet e duhura, në rastet e bashkëpunimeve të ndryshme pronësore.

Trajnues: Armelida Shtiza, Juliana Nela, Afrim Osmani. Elfrida Alliu

Armelida Shtiza

  • CEO e Studios Tirana Immobiliare
  • Përgjegjëse e sektorit të dokumentacionit të pronave, pranë Zyrës Regjistrimt të Pasurive të Paluajtshme, për një periudhë të gjatë kohore
  • Koordinatore në Prefekturn e Tiranës, midis të tjerave edhe për problematikat e pronave
  • Konsulente Imobiliare në Studion Aga – Goxhaj

Juliana Nela

  • Bashkëkrijuese e Re/MAX Albania & Kosova
  • CEO e Koncept Nj
  • Projekt Menaxher tek Rezidenca ANA
  • Drejtore Dege tek Banka Kombetare Tregtare

Prof. As. Dr. Elfrida Alliu-Shehu

  • Zëvendës Rektore e Universitetit Politeknik të Tiranës
  • Vlerësuese e pasurive të paluajtshme për një periudhë mbi 20 vjeçare
  • Drejtore e Programit të kurseve të pasurive të paluajtshme pranë Universitetit të Tiranës
  • Pedagoge dhe Dekane pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për një periudhë të gjatë kohore

Afrim Osmani MBA-Ing

  • Lektor në lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Inovacioneve, në Kolegjin Universitar “Luarasi”
  • Drejtor i Qendrës së parë të Biznesit në Shqipëri – VEVE Business Center
  • Bashkëthemelues i Studios Tirana immobiliare
  • Krijues & CEO i Tirana Solar Energy, kompani që zhvillon aktivitetin në fushën Energjisë diellore
  • Krijues dhe drejtues i programit në Radio Tirana “Mentori i Suksesit”