Trajnim: “Strategji Marketingu dhe Strategji Dixhitale” - Business Magazine Albania

Trajnim: “Strategji Marketingu dhe Strategji Dixhitale”


Ky trajnim do të përfshijë diskutime konceptuale mbi marketingun offline dhe online si edhe shembuj praktikë të tyre. Trajnimi do t’i orientojë pjesëmarrësit se si të kuptojnë strategjitë e marketingut dhe strategjitë dixhitale, si të venë ne zbatime teknikat e reja, si të analizojnë rezulatet e tij dhe si të mund të realizojnë një kërkim të aplikuar në treg me qëllim arritjen e objektivave që lidhen me vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin e përditshëm në terren.

Data: 30 Maj – 2 Qershor 2017

Orari: 16:00- 20:00

Vendi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Rruga e Kavajës, Tiranë

OBJEKTIVAT:

  • Njohja me teknika të reja marketingu
  • Zhvillimi i strategjisë së komunikimit
  • Njohja me strategjitë që ndjekin kompani të ndryshme
  • Përqëndrimi në strategjitë që do të aplikoni

PJESËMARRËSIT:

Në këtë trajnim mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të kompanive ose specialistë të marketingut të cilët janë të interesuar për zhvillimin e aftësive strategjike në komunikim dhe teknika të reja të marketingut offline dhe online.

REZULTATE TË PRITSHME:

  • Mirëkuptim i strategjive të marketingut
  • Formulim i saktë i marketingut miks të komunikimit
  • Ndërtimi i një plani të mirëfilltë, i cili funksionon në bazë të segmentimit të saktë të produkteve
  • Strategjitë e penetrimit të tregut online
  • Funksionimi i rrjeteve sociale
  • Ndërtimi i mesazheve për mediat online

PROGRAMI:

  • Llojet e strategjive të marketingut: 5P – 7P, PORTER
  • Rast studimor: Strategjitë që ndjekin kompani të ndryshme
  • Segmentimi i saktë/ Miks i Komunikimit, ATL, BTL, TTL, ONLINE
  • Rruga për të krijuar një prezencë të fortë dixhitale
  • Rast studimor: Ndërtimi i një strategjie biznesi, marke dhe marketingu për tregun
  • Si të krijojmë interes dhe si ta mbajmë atë gjallë. Marketingu në mediat sociale
  • Content Marketing (krijimi i një plani përmbajtjeje dhe mënyrat për të qëndruar i përditësuar)

LEKTORË: Znj. Juela Isaj dhe Z. Dritan Pecini

Juela Isaj

Juela Isaj drejton në nivel rajonal, një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e reklamës.

Mësimdhënie: trajnime në nivel ekzekutiv dhe menaxhimi të mesëm, për institucione të ndryshme që operojnë në Shqipëri e më gjerë. Lindur në Tiranë, Juela mbaroi studimet në Institutin Teknologjik të Athinës për Menaxhim dhe Biznes. Pas studimeve filloi karrierën në Munich të Gjermanisë, në kompani të ndryshme ndërkombëtare, në fushën e marketingut dhe shitjes. Ka kryer dy studime pas-universitare në Angli. Një në fushën e marketingut strategjik dhe një në lidership, respektivisht nga Chartered Institute of Marketing dhe nga Glamorgan Business School, e renditur në top-list si një nga shkollat më të mira në Angli.

Dritan Pecini

Dritan Pecini është specialist në fushën dixhitale. Ai ka lindur në Tiranë, rritur në Athinë dhe ka kryer studimet në Melburn. Ai ka studiuar për Teknologji Informacioni dhe ka eksperienca të shumta në pozicione të ndryshme në industrinë dixhitale në Australi. Gjatë qëndrimit të tij në Melburn, Dritani ka zotëruar biznesin e tij dhe ka patur bashkëpunime të suksesshme në fushën e edukimit dhe medias. Dritani aktualisht është i punësuar pranë “DDB Albania dhe Montenegro” për të drejtuar pjesën e strategjisë dixhitale për kompaninë dhe klientët e saj.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 90 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për anetarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 26 Maj 2017, KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0