Trajnim: Si të shkruajmë një GRANT propozim të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Trajnim: Si të shkruajmë një GRANT propozim të suksesshëm?


Ky trajnim vjen me synim ngritjen e kapaciteteve të kompanive shqiptare dhe administratës publike apo organizatave për të aplikuar në GRANTE. Trajnimi ofron mundësinë e prezantimit të pjesëmarrësve me fushën e re të menaxhimit të projekteve. Qëllimi i tij është të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësit për të planifikuar dhe shkruar projekte ndërkombëtare në mënyrë të suksesshme, për të arritur objektivat kalendarike, buxhetore apo strategjike.

PROGRAMI

Ky trajnim praktik do të trajtojë temat e mëposhtme:

1. Projekti, Propozimi i projektit, Procesi i menaxhimit të projekteve.
2. Hapat kyç për zhvillimin e një projekti të finacuar nga BE.
3. Procesi i hartimit të projekt propozimit – këshilla praktike.
4. Si të shkruani një propozim të mirë?
5. Metodologjia, këshilla dhe rekomandime kyçe për të siguruar hartimin cilësor të një projekti.
6. Si të gjeni një thirrje të përshtatshme për propozimin tuaj?
7. Konsideratat financiare – llogaritja e buxhetit për propozim; rregullat e financimit, shpenzimet e raportimit.
8. Procesi i vlerësimit, kriteret dhe analiza e vlerësimit.

LEKTOR: Mag. Asetila Köstinger

Asetila Köstinger është sipërmarrëse, konsulente Austriake për NMV dhe konsulente e certifikuar ndërkombëtare për menaxhimin e sipërmarrjeve CMC. Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe me disa pasione Znj Köstinger është edhe Lektore në disa Universitete dhe institucione Europiane dhe ka nje përvojë të gjerë ndërkombëtare. Arsimuar në ekonomiks dhe biznes ndërkombëtar dhe prakticiene e apasionuar e konkurrueshmërisë së NVM-ve. Trajnere dhe folëse në disa gjuhë dhe me mbi 12 vjet eksperiencë ajo zotëron njohuri të thella në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, EUROPEAID dhe me donatorë të tjerë.

Kur: 13 Nëntor – 15 Nëntor, ora 09:00 – 16:00

Ku: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0