Trajnim profesional: Burimet njerëzore

Trajnim profesional: Burimet njerëzore

trajnim

Organizohet trajnimi profesional 2 ditor online me temë: Burimet njerëzore. Ky trajnim profesional organizohet nga Qendra e Edukimit “The Way for Training & Development. Trajnimi zhvillohet në datat 23 dhe 24 Maj, në orën 15:30 – 18:00.
Objektivat dhe çfarë do trajtohet:

1. Planifikimi i njerëzve si aset bazë në biznes ose OJF.
2. Rekrutimi, intervistimi dhe seleksionimi i punonjësve.
3. Vendosja e objektivave në lidhje me pagën/etj.
4. Kontratat e punës, ligji dhe procedurat.
5. Formimi i punonjësve, karriera në biznes/organizatë.
6. Muaji: Vlerësimi i Performancës / marrja e masave disiplinore.

Kush mund të marrë pjesë?

1.Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë në manaxhimin e Burimeve Njerëzore.

2.Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të biznesit-organizatës.
3.Specialistët dhe cilët do që kryejnë funksione të Burimeve Njerëzore në kompani

Lektore e trajnimit :

Erika Meminaj, ka përfunduar studimet për psikologji të përgjithshme dhe ka një eksperiencë 10 vjeçare në Burimet Njerëzore. Eshtë pjesë e disa organizatave të ndryshme dhe pjesë e trajnimeve IDEA nga Ceefe International.

Në fund të trajnimit do të pajiseni me Çertefikatë. Pagesa e pjesëmarrjes : 2.000L / personi ose 1.500L /nëse janë 2 persona
*Nëse keni marrë pjesë në një trajnim tjetër pranë kësaj qëndre, përfitoni – 30% ULJE

Për regjistrime kontaktoni në : 0698586692 (whats app & viber)
Email: info@thewaytd.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0