Trajnim për Gratë në Biznes - Marketingu në Epokën Dixhitale - Business Magazine Albania

Trajnim për Gratë në Biznes – Marketingu në Epokën Dixhitale


“Marketingu në Epokën Dixhitale – Mundësitë për Biznesin Tuaj” është trajnimi që do të zhvillohet në Tiranë më 3-4 Dhjetor dhe 10-11 Dhjetor, 2019, në kuadër të serisë së Trajnimeve “Gratë në Biznes”.

Programi për Gratë në Biznes në Shqipëri financohet nga Suedia (Embassy of Sweden in Tirana), Italia AICS Tirana, Luksemburgu dhe BERZH. Banka Partnere në këtë Program është Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Jetojmë në një botë dixhitale, ku gjysma e popullsisë botërore është online. Aktiviteti online tashmë nuk është më i kufizuar vetëm për leximin e e-maileve; tashmë shkëmbimi me të afërm, blerja e sendeve, produkteve dhe shërbimeve të përditshme është bërë pjese e jetës sonë. Prandaj, bizneset që dëshirojnë të jenë të suksesshme dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre nuk mund të mos i shfrytëzojnë këto mundësi.

Përmbajtja e trajnimit është krijuar posaçërisht për gratë në biznes. Shtrirja e tij në dy periudha të ndryshme do t’ju japë mundësinë të zbatoni disa nga aftësitë e marra në pjesën e parë dhe njëkohësisht, të reflektoni mbi mundësitë që Marketingu Dixhital ju ofron për biznesin tuaj. Trajnimi është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në ekspertizën e trajnuesve. Ai i dedikohet grave që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe udhëheqëse dhe të njihen me metoda inovative për ta shtyrë biznesin përpara.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe. Pagesa për të 4 ditët e trajnimit është 100 euro falë kontributit të donatorëve. Ju mund të kontaktoni me email në allae@ebrd.com ose në numrat e telefonit +355 69 20 66230 / 04 2259 439.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0