Trajnim për email marketing - Business Magazine Albania

Trajnim për email marketing


Përshëndetje miq,

Nëse dëshironi t’i shikoni 5 video leksione mbi përdorimin e MailChimp për marketing me email, atëherë ju ftojmë të ndiqni këto dy hapa:

1. Regjistrohuni me adresën tuaj të email;
2. Shpërndajeni me miqtë linkun tuaj unik (që do t’ju shfaqet sapo të regjistroheni);

Kurs praktik, i përbërë nga 5 video leksione rreth 20 minuta secila, do t’ju ndihmojë të filloni të përdorni MailChimp për të bërë marketing me email për biznesin, organizatën apo nismën tuaj.

Aktualisht, shumë biznese në Shqipëri dhe jashtë vijojnë të investojnë para dhe kohë për të ndërtuar dhe mbajtur audienca fansash në Facebook apo platforma të ngjashme sociale, por ato harrojnë që në fund të ditës fansat e tyre ngelen peng i platformave si Facebook dhe madje tani i’u duhet të paguajnë për t’i arritur ata!

Pra, marketingu me email, ndryshe nga marketingu me mediat sociale, vijon të mbetet ndër kanalet më efikase dhe me kthimin më të madh në investim (ROI) për ato biznese apo organizata që duan të bëjnë marketing online.
Ky trajnim ofrohet FALAS për të gjithë ata që zgjedhin të regjistrohen me email dhe ta shpërndajnë ftesën e tyre me miqtë dhe të njohurit e tyre.

Pra, e vetmja “kosto” që ju të mësoni si të përdorni MailChimp është dëshira për ta ndarë atë me miqtë tuaj nëpërmjet email-it apo mediave sociale si Facebook, Twitter, Google Plus apo LinkedIn.

Në lidhje me 5 video leksionet

MailChimp është aktualisht ndër platformat apo shërbimet më të njohura për ofrimin e marketingut me email, ndaj edhe e kemi zgjedhur si shembull për video leksionet e këtij trajnimi mbi Marketingun me Email.

5 video leksionet mbi MailChimp janë të ndara që t’ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për të filluar ta përdorni marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj me MailChimp, si një nga platformat më të njohura aktualisht.

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen: http://emailmarketing.sfidabiznesi.com/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0