Trajnim për Ekspertë Fiskalë - Business Magazine Albania

Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Instituti i Ekspertëve Fiskalë luan një rol të rëndësishëm në formimin  e ekspertëve të fushës tatimore ,doganore dhe  financiare  , profesione të cilat bëjnë të mundur funksionimin e duhur të jetës administrative  dhe ekonomike , sepse ata kontribuojnë për modernizimin dhe efikasitetin e administratës dhe të shërbimeve për qytetarët dhe konsumatorët.

Trajnimi përmban njohuri nga:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë
  • Legjislacioni Doganor
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar
  • E drejta Tregtare, Shoqerite Tregtare, Likuidimi dhe falimentimi
  • Analiza e Pasqyrave Financiare
  • Tregu Financiar dhe Tregu i Kapitaleve, Bursa, Karakteristikat dhe Organizimi i Burses.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

› Kërkesë për regjistrim e shoqëruar me CV.
› Fotokopje e diplomës e noterizuar(diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
› Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
› Dy fotografi per dokumenta

Regjistrimet mund të bëhen edhe online https://ief.al/regjistrimi/

Lexo edhe:Yanis Varoufakis: Raporti i Draghit konfirmon rënien e pakthyeshme të Evropës

Trajnimi fillon më 18 Tetor 2024

Trajnimi zhvillohet në sallë por mund të ndiqet edhe online!
ditën e Premte në orën 16:00 – 19:30
dhe ditën e Shtunë ora 09:00 – 13:30

Trajnimi zgjat 9 javë.

Vendi i trajnimit:

Tirana Business University
Rruga Rezervat e Shtetit, prane TEG, Tirane

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0