Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Instituti i Ekspertëve Fiskalë zhvillon trajnimin për Ekspertë Fiskalë.

Modulet, që do të trajtohen gjatë trajnimit janë:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë.
  • Legjislacioni Doganor.
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar.
  • E drejta Tregtare, Shoqerite Tregtare, Likuidimi dhe falimentimi.
  • Analiza e Pasqyrave Financiare.
  • Tregu Financiar dhe Tregu i Kapitaleve, Bursa, Karakteristikat dhe Organizimi i Bursës.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

Kërkesë për regjistrim e shoqeruar me CV.
Fotokopje e diplomës e noterizuar(diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
Dy fotografi për dokumenta.

Trajnimi fillon më 12 qershor 2020.

Leksionet zhvillohen çdo fundjavë:
Ditën e premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e shtunë ora 09:00 – 13:30.

Rregjistrimet mund të bëhen edhe online: https://ief.al/regjistrimi/

Trajnimi zgjat 9 javë.

Rregjistrimet mund të bëhen nga ora 14:00-17:00 duke kontaktuar:

Nr. celulari: 067 23 53 909
e-mail: iefiskal@yahoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0