Trajnim për Burimet Njerëzore - Business Magazine Albania

Trajnim për Burimet Njerëzore


Rekrutimi dhe përzgjedhja është një nga proçeset më të rëndësishme në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Vendimet e gabuara në proçesin e rekrutimit sjellin një impakt negativ financiar dhe të uljes së produktivitetit në organizatë.

Egnatium është një kompani ndërkombëtare, me një experiencë 13 vjecare në fushën e konsulencës dhe trajnimeve , me zyra në Australi, Malajzi, Arabine Saudite, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Më datë 18 dhe 19 Prill, në Hotel Sheraton do të organizohet trajnimi dy ditor me temë
“Competency based Recruitment & Selection”.

Ky trajnim ndihmon departamentet e Burimeve Njerëzore të përmirësojnë cilësinë e vendimeve të tyre për rekrutimet, se si të zvogëlojnë kohën dhe kostot e proçesit të rekrutimit duke zhvilluar proçesin e selektimit dhe rekrutimit në bazë të “compentency”.

Të ftuar në këtë trajnim janë drejtues dhe menaxherë të niveleve të larta të Burimeve Njerëzore, Administratore nga kompanitë që e konsiderojnë rekrutimin si çelësin e suksesit të tyre.

Bashkangjitur gjeni broshurën me përmbajtjen dhe temat e trajnimit.

Rezervo SOT vendin tënd:

Rregjistrohu nëpërmjet website KËTU.

Shkarko Broshurën KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0