Trajnim në 'Public Speaking'

Trajnim në ‘Public Speaking’


PSE DUHET NDJEKUR KY TRAJNIM?

– Sepse përmirëson aftësitë e të folurit me impakt në grupe të vogla dhe të mëdha
– Ndihmon të japësh mesazhe motivuese, frymëzuese dhe të paharrueshme
– Tejkalon stresin e të folurit para një audience
– Krijon lidhje të forta emocionale me dëgjuesit
– Mëson të përdorësh zërin dhe trupin në funksion të fjalës dhe ideve
– Rrit qartësinë, pasionin dhe dinamizmin e mesazheve tuaja
– Forcon vetbesimin se ke porencialin t’i mobilizosh dëgjuesit për qëllime të mira

KUSH DUHET TA NDJEKI?

Ky program është i vlefshëm për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik, privat apo jofitimprurës, në biznese, organizata, parti politike, mësimdhënie, avokati, gazetari, art e kulturë dhe që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe të folurit në publik.

Një trajnim për të gjithë ata që përmes komunikimit duan të progresojnë në karrierë, të rrisin prestigjin dhe influencën në punë dhe shoqëri.

FINALIZIMI: Çertifikatë trajnimi në “Artin e të Folurit në Publik”

TARIFA: 179€ (149€ për ata me diplomë masteri apo diplomë 4 vjeçare)

KOHËZGJATJA: 12 javë

ORARI: Të shtunave ora 9.00-11.00

REGJISTRIMET:

Tek zyrat në Bllok, kryqëzimi i Bankës Credins, nga e hëna në të premte, ora 10.00-14.00

Email: info@lidership.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0