Trajnim Multidimensional në degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Trajnim Multidimensional 3 mujor në degën ekspert imobiliar & e-pronat

Trajnim Multidimensional
~4 minuta lexim

Akademia GEA – Zhvillon Edukimin & Trajnimin Multidimensional 3-Mujor Në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat.

GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon edukimin & trajnimin multidimensional 3-mujor në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që fillon në 19 Tetor 2020 deri më 12 Janar 2021 me anë të platformës online Zoom Meeting.

Akademia GEA përfundoi sezonin e parë të edukimit dhe trajnimit, tashmë si fillimi i një historie suksesi, duke e finalizuar edhe me dhënien e certifikatave.

GEA garanton se ambicia kryesore e tyre është rritja e sipërmarrësve, që konkurrojnë me sfidat e sotme shqiptare dhe botërore.

Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.

Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por në këto kushte ai do të vijojë të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.

Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.

Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e martë dhe të enjte ora 18:00 -20:00.

Pas trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.

Tarifa:
Pagesa normale ështe 399 euro.
Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:

Mund të bëhet vetëm pagesa e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër kryhet më vonë.

Nëse dëshironi të paguani që në fillim, pagesa është 300 euro.

Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës mbrapsht.

Edukim & Trajnimi Multidimensional Do Të Eksplorojë Dhe Shterojë Këto Fusha Dhe Disiplina:

  • Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
  • Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
  •  Vlerësimi i pasurive të patundshme
  •  Regjistrimi i pasurive të patundshme
  •  Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
  •  Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
  • Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
  •  Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
  • Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
  • Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme.
  • Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
  •  Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
  • Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
  •  Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
  • Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
  • Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave

Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit:Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Kontakto tani në:
Faqen zyrtare në Facebook
Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0