Trajnim Menaxhim Hoteli, nga Albacademy - Business Magazine Albania

Trajnim Menaxhim Hoteli, nga Albacademy

Trajnim Menaxhim Hoteli

Albacademy ka rikthyer sërish trajnimin për Menaxhim Hoteli.

Grupi i dytë sapo ka nisur dhe ju jeni ende në kohë të regjistroheni.

Trajnimi ka në bazë të mësuarit nëpërmjet praktikës “training on the job”, ku nëpërmjet një ekipi të gjerë trajnuesish të huaj dhe shqiptarë, me një eksperiencë të gjerë në fushën e ekspertizës së tyre ju do të arrini të merrni “ajkën” e njohurive të tyre. Në këtë trajnim qëllimi është i përbashkët, të jemi ndërtuesit e brezit të parë të Menaxherëve të Hoteleve Lider në treg!

Për të qenë lider në treg apo ruajtur standardet e shërbimit është një sfidë e vazhdueshme që i përket ekipit të drejtuesve dhe menaxherëve të hoteleve.

Ky trajnim kombinon teorinë dhe praktiken, të gjitha të krijuara për t’ju dhënë aftësitë, njohuritë, besimin për të qënë të suksesshëm në fushën e Menaxhimit të Hotelit.

Mos humbisni më shumë kohë por regjistrohuni për t’u bërë ju menaxherët e së ardhmes.

Për t’u rregjistruar apo marrë më shumë informacion kontaktoni në:

067 401 0045

info@albacademy.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0